Lidhu me ne

Radar

4 vrasje ndodhën në më pak se 24 orë, por ende asnjë reagim nga Nano, Çuçi dhe Rama


Saranda, Elbasani dhe Vlora janë tronditur nga tre ngjarje të rënda që ndodhën mbrëmjen e së mërkurës dhe mëngjesin e së enjtes.

Katër persona kanë humbur jetën në dy atentatet në Vlorë dhe Elbasan dhe nga një vrasje me thikë në Sarandë, të shënuara të gjitha brenda një qarku kohor në më pak se 24 orë në vend.

Por ende nuk ka asnjë reagim as nga drejtori i Policisë Gledis Nano, as nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, të ngarkuar me sigurinë në vend, dhe as nga kryeministri Edi Rama.

Atentati në Vlorë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, dy persona u ekzekutuan pranë mbikalimit të Panajasë në Vlorë, teksa po udhëtonin me një automjet tip “Benz”.

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo mbetën të vdekur në vendngjarje pasi u qëlluan me një breshëri plumbash nga një mjet tip “BMË”, i cili pas atentatit është djegur në fshatin Frakull të Fierit. Brenda mjetit janë gjetur 3 armë zjarri automatik.

Dy viktimat thuhet se lëviznin me makinë të blinduar, por sot kishin ndërruar mjet duke menduar se nuk do të identifikoheshin me mjetin që po përdornin. Por autorët që dyshohet se kanë qenë me pagesë, kanë qenë duke i ruajtur dhe kanë përfituar duke kryer atentatin e mirëorganizuar.

Policia po heton pistën e hakmarrjes si pistë kryesore, pasi viktimat dyshohen se kanë lidhje me masakrën e Vlorës të vitit 2019, ku biznesmeni Arben Beqiraj u vra pas sherrit për një kalë.

Vrasja në Sarandë

Në Sarandë 41-vjeçari Klodian Bakia u vra me thikë nga dy vëllezërit Xhanelio dhe Xhoi Tarja, të cilët punonin si kamarierë në një hotel.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 kur në lagjen Nr.1 të qytetit, pas një debati për parkingun.

Xhanelo Tarja i cili është nga Laçi por punonte si kamerier në Sarandë, thuhet se është personi që qëlloi.

Bakia u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve. Pas ngjarjes policia arrestoi të dyshuarin por edhe vëllanë e tij, i cili besohet se e ka ndihmuar që të arratiset nga vendi i ngjarjes.

Atentati në Elbasan

Një atentat ndodhi po mbrëmjen e së mërkurës edhe në qytetin e Elbasanit, ku një 20-vjeçar qëlloi për vdekje me armë një 25-vjeçar.

Viktima është Madrid Ulqinaku, i cili u qëllua me disa plumba në momentin që po tentonte të hipte në automjetin e tij që ishte parkuar anës rrugës pranë stadiumit të qytetit“Elbasan Arena”.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Ulqinaku ka qenë në një lokal në zonë kur persona të armatosur e kanë pritur atë dhe në momentin që ka dalë për të shkuar drejt makinës, e kanë qëlluar me armë zjarri.

Policia dyshon se autori i ngjarjes është Horgito Peqini, vetëm 18-vjeç. Ai është shpallur në kërkim ndërsa në pranga ka rënë bashkëmoshatari i tij, i identifikuar si Ejdin Dino. Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe 33-vjeçari Kajdi Sallufi, i përfshirë në konfliktin mes të rinjve dhe viktimës.

/Hashtag.al

MË TEPËR

Radar21 minuta më herët

SONDAZHI se kush do i fitojë zgjedhjet e 11 majit: Thellohet ndjeshëm diferenca e PS-së me PD-në

Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel vendi ku pyetja është “Pavarësisht se kë do të...

Mix2 orë më herët

Ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së Michelle Trachtenberg

Shkaku i vdekjes i Michelle Trachtenberg është përcaktuar. Në fund të muajit shkurt, ylli i “Gossip Girl” u gjet “pa...

Aktualitet2 orë më herët

FOTO HISTORIKE/ Kur kërkohej dorëheqja e Berishës! Nga demonstrata e zhvilluar më 19 shtator 2008 ka ‘mbetur’ vetëm Rama!

 (Foto nga GENT SHKULLAKU/AFP nëpërmjet Getty Images) Ose janë tërhequr, janë përjashtuar… Ose janë në burg. Ka mbetur aktiv vetëm...

Radar2 orë më herët

Shkencëtarët zbulojnë “hartën” tredimensionale të trurit që dikur konsiderohej i pamundur

Duke përdorur një grimcë materie të trurit të miut në madhësinë e një kokrre rëre, shkencëtarët kanë krijuar hartën e...

Kryesore2 orë më herët

Rinia “kukull”, gënjeshtra e re e politikës Shqiptare!

Rinia “kukull”, gënjeshtra e re e politikës Shqiptare! Tani që zgjedhjet po afrojnë në Shqipëri, televizonet dhe rrjetet sociale janë...

Radar2 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar2 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix2 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Facebook