Lidhu me ne

Radar

Sa orë jeton njeriu?

Nga Artan Fuga

Seneka: Gjithçka që ti dëshiron, ndodhet pas murit të frikës

Seneka : Sa orë jeton njeriu?

Nuk e kuptuan ata që jepen pas pasurisë pa meritë, korrupsionit, shpërdorimeve duke kujtuar se e fitojnë jetën kështu?

Ja çfarë thotë Seneka, ky filozof romak nja 20 shekuj më parë: Mos kujtoni se të jetosh gjatë ke jetuar shumë!

Në fakt mund të kesh jetuar vetëm disa ditë! Kthehuni pas dhe rikujtoni ditët që mbani mend!

Pjesa dërmuese e tyre janë fshirë nga kujtesa!

Sepse nuk janë jetuar si duhet!

Kanë qenë harxhim i kotë orësh, dhënë pas sherresh të kota, ambicjesh pa kurrferë vlere, qendrimesh dembele pa bërë asgjë, sharjesh dhe mundimesh që nuk kanë pasur asnjë vlerë, rutinë e gjallë!

Ditët që kujtohen më vonë, ato kanë qenë ditë të jetuara.

Mundet që edhe një njëqindvjeçar të ketë jetuar vetëm disa ditë ose orë në fakt!

Përpiqet dikush të zgjasë jetën, por në fakt e humbet sepse e harxhon kohën e tij kot!

Koha që ikën nuk kthehet pas.

Ka njerëz që poqese u kërkon parà nuk të japin, por poqese dikush u propozon ta harxhojnë kot jetën e tyre, e bëjnë pa qeder!

Harxhojnë gjënë e tyre më të shtrenjtë pa llogari, kujtojnë se do të jetojnë pa fund!

Këtë Seneka e trajton te libri i tij monumental : Mbi shkurtësinë e jetës! Pra, sipas tij ka njerëz që luftojnë për ideale të kota, për vlera të rreme!

Ata mund të marrin pa fund vite frymë, por mund të mos kenë jetuar fare!

Mos ngurroni thotë filozofi stoik romak të, ktheni kokën pas çdo çast dhe të shihni se cilët ditë dhe vepra mbani mend nga jeta.

Ato çaste quhen të jetuara, të tjerat janë pluhur iluzionesh!

MË TEPËR

Mix25 minuta më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix26 minuta më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix27 minuta më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix29 minuta më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar33 minuta më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix56 minuta më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Mix2 orë më herët

Çfarë duhet të hani në mëngjes që të jeni energjikë gjatë ditës!

Për një mëngjes të shëndetshëm që ndihmon trupin dhe trurin të funksionojë mirë gjatë ditës, është e rëndësishme të përfshihen...

Mix2 orë më herët

3 shenjat më të pavendosura të horoskopit. Shiko a je dhe ti në listë?

Disa njerëz marrin vendime shpejt dhe me siguri. Të tjerët… e mendojnë një herë. Pastaj një herë tjetër. Pastaj prapë....

Facebook