Lidhu me ne

Radar

“Arsimi në rrezik”/ Berisha: Kemi 208 mijë nxënës më pak se 9 vite më parë; Shkollat e Tiranës pa ngrohje

“Arsimi në rrezik”/ Berisha: Kemi 208 mijë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngritur alarmin se arsimi në Shqipëri është në rrezik. Duke folur në një takim me temë: “Edukimi në Rrezik” me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar, Berisha tha se 208 mijë nxënës dhe studentë janë më pak se 9 vite më parë në shkollat e vendit.

Nga 9 vite më parë, ne numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje prej 27%. Dhe ju jeni dëshmitarë të gjendjes reale të nxënësve, gjendjes familjare, mes fshatit dhe qytetit, mes të mëkëmburve dhe të varfërve, kemi një shpërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi që është mësuesi.

Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit. Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlerat, liritë, dinjitetit, me edukimin e nënshtrimit të bazuar në nënshtrim. Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesin.

Qëndrimet e tyre në median sociale janë jo të pakta rastet kur ata janë pushuar, apo transferuar për statuset në Facebook-un e tyre. Por është i papranueshëm trajtimi i tyre material”, tha Berisha.

Sipas tij, 90% e shkollave të Tiranës janë pa ngrohje. Ai akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se shpenzon 10 mln euro për dezinformimin e mediave.

“Në rast se marrim infrastrukturën, ajo përsëri është në rrënim. Sot 90% e shkollave nuk kanë ngrohje, nuk kanë ngrohje as shkollat në Tiranë sepse kreu i bashkisë shpenzon 10 milionë euro për dezinformim mediat, për furça të pseudopersonalitetit të tij. A mund të imagjinohet? Dhe nuk i shpenzon ato 10 milionë euro për ngrohjen e shkollave të Tiranës.

70% e shkollave nuk kanë ujë të rrjedhshëm. Dhe kushtet në këto shkolla janë njësoj që nga koha kur janë krijuar shkollat ndoshta, jo dekada, por edhe shekuj mbrapa”, u shpreh kryedemokrati.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Pse Donald Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar...

Radar1 ditë më herët

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja përpara drejtësisë

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është vënë në qendër...

Kryesore1 ditë më herët

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni...

Mix1 ditë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix1 ditë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix1 ditë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix1 ditë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix1 ditë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal1 ditë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix2 ditë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Facebook