Lidhu me ne

Mix

Si të jetoni shëndetëshëm në 8 hapa të thjeshtë

Si të jetoni shëndetëshëm në 8 hapa të

Ruajtja e shëndetit është një punë që zgjat gjithë jetën.

Ekspertët rekomandojnë që secili prej nesh mund të ndërmarrë disa hapa të vegjël çdo ditë për t’u ndjerë më mirë dhe për të shmangur shumë probleme shëndetsore.

Janë identifikuar 8 hapat kryesorë prej të cilave njerëzit e shëndetshëm nuk heqin kurrë dorë.

1. Flini në orën 22:00

Nëse nuk flini mjaftueshëm, shëndeti do të vuajë. Mungesa e gjumit ka pasoja serioze në shëndetin kardiovaskular. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është që të bëni 7-8 orë gjumë në ditë.

Ekspertët rekomandojnë që koha më e mirë për të rënë në gjumë është ora 22:00. Fjetja në orën e duhur ndihmon në procesin e shërimit, imunitetin, lufton radikalet e lira dhe inflamacionin.

2. Merrni frymë thellë

Meditimi ose frymëmarrja e thellë, larg shpërqendrimeve të teknologjisë ju vjen shumë në ndihmë. Merrni frymë thellë që të pakësoni stresin, ankthin, të rregulloni nivelin e sheqerit në gjak dhe të ndihmoni sistemin imunitar.

Përpiquni ta përvetësoni këtë traditë, mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë për të paktën 10 minuta në ditë nga ora 13 deri në orën 15:00.

3. Lidhjet shpirtërore

Njerëzit që kanë marrëdhënie të shëndosha me të tjerët jetojnë më gjatë, janë më të lumtur dhe më të shëndetshëm. Një studim tregoi se të pasurit një jetë të pasur shoqërore ka të njëjtën ndikim tek njeriu si lënia e duhanit.

Kaloni më shumë kohë me miqtë dhe familjen dhe stresi do t’ju qëndrojë larg.

4. Hani arra

Ekspertët thonë se një grusht me arrorë në ditë ul ndjeshëm rrezikun e vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare.

Arrorët janë shumë të mirë për mbajtjen e peshës nën kontroll, mbrojtjen e syve, shëndetit të trurit dhe metabolizmin. Arrorët janë plot me ushqyes të rëndësishëm, yndyrna të shëndetshme, vitamina, minerale dhe substanca kundër inflamacionit.

5. Mos rrini shumë ulur

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për shëndetin, por të shkuarit në palestër nuk mjafton nëse ju kaloni gjithë ditën ulur në zyrë. Nëse keni një punë të tillë që ju mban ulur për shumë kohë, atëherë po i bëni shumë dëm trupit.

Sigurohuni të jeni herë pas here në lëvizje për 2 ose 3 minuta çdo orë. Shtendosuni dhe lëvizni çdo orë që të shmangni efektet negative.

6. Qeshni

Kur qeshni me shpirt, shpenzoni kalori por edhe ndiheni të lumtur. E qeshura largon stresin dhe çliron endorfinë. Një studim i vitit 2014, zbuloi se të moshuarit që shikonin video humori kishin më pak hormone stresi dhe kujtesë më të mirë.

7. Gatuani

Mos porosisni jashtë, por gatuani në shtëpi. Do të keni mundësi të ruani peshën dhe të shmangni sëmundje kronike. Në shtëpi mund të hani më shumë fruta dhe perime dhe të mbani nën kontroll racionet.

Në këtë mënyrë ju do të ulni rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve si kanceri, problemet me zemrën, diabeti  i tipit 2, tensioni i lartë i gjakut etj.

Kur ndiheni sikur puna dhe jeta po ju vënë përfund, mendoni për gatimet, planifikoni, zgjidhni në mendjen tuaj ushqimet që dëshironi dhe do të ndiheni më mirë.

8. Dilni në natyrë

Shëtitjet në natyrë ju furnizojnë me vitaminë D, thelbësore për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve. Një studim i vitit 2015 zbuloi se njerëzit që ecin më shumë në natyrë kanë më pak mendime negative.

Për më tepër, ecja në natyrë ul aktivitetin në zonën e trurit që ka lidhje me rrezikun e sëmundjeve mendore, shumë më tepër se ecja në një rrugë të mbushur me njerëz. Dilni jashtë shtëpisë. Do të ndiheni me mirë dhe më të qetë.

/AgroWeb.org

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 minuta më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar16 minuta më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix25 minuta më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske39 minuta më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet43 minuta më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore45 minuta më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Radar49 minuta më herët

Shpulla ndaj Gjestit/ Ish-deputeti Eduart Ndocaj i del ‘krah’ Jozit

Reagimeve mbi skandalin e ndodhur në primen e djeshëm të “BBVA4”, ku ish-konkurrenti Jozefin Marku goditi me shuplakë Gjestin, nuk...

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Facebook