Mix
Pse po shëndosheni ?
5 veprime mëngjesi që po ju shëndoshin
Të gjithë e kemi provuar, i vëmë vetes qëllim të humbasim ca kile, por duket sikur kilet janë po aq të vendosura për të qëndruar me ne. Ti ke eliminuar përgjegjësit kryesorë, porcionet e mëdha, fast food-et, alkoolin, por problemi që nuk e kupton ku qëndron mund të jetë në veprimet e mëngjesit.
Fle më shumë sesa duhet
E kemi dëgjuar që mungesa e gjumit mund të shkaktojë shtim në peshë, për shkak të rritjes së hormonit të oreksit, kortizolit, në trup, por edhe e kundërta, nuk është shumë e mirë. Një studim i publikuar në revistën PLOS One ka zbuluar që të flesh më shumë sesa 10 orë natën, rrit rrezikun për të rritur Indeksin e Masës së Trupit, krahasuar me ata që flenë 7 deri në 9 orë në natë. Kështu që fli 7 deri në 9 orë dhe do jesh në formë të mirë.
Bëhesh gati në errësirë
Nëse i mban grilat ulur pas zgjimit, mund të humbasësh efektet dobësuese të diellit, sipas një studimi tjetër të publikuar në PLOS One. Autorët e studimit sugjerojnë që njerëzit që marrin ca rreze dielli në mëngjes herët kanë IMT shumë më të ulët sesa të tjerët, pavarësisht sa hanë. Sipas studimit, një kohë vetëm 20 deri në 30 minuta diell mjafton për të ndikuar IMT, edhe kur moti është gri. Kjo ndodh sepse trupi sinkronizon orën e brendshme, përfshirë edhe metabolizmin, me valët blu të dritës të diellit të mëngjesit si pikë referimi.
Nuk rregullon krevatin
Një studim i National Sleep Foundation ka gjetur që ata që rregullonin krevatin, raportonin në masën 19 për qind gjumë më të mirë sesa ata që nuk i rregullonin dhe duke qenë që gjumi i mirë ndikon në uljen e IMT, pse të mos e rregullojmë shtratin? Kjo mund të duket budallallëk, por Charles Duhigg, autor i The Power of Habit, shkruan në librin e tij që rregullimi i shtratit mund të aktivizojë sjellje të tjera pozitive, si marrja me vete nga shtëpia i një vakti të shëndetshëm. Në të njëjtën kohë, Duhigg gjithashtu shkruan që ata që sistemojnë rregullisht krevatin, janë më të zotë për të mos kaluar asnjëherë buxhetin, një tregues I vullnetit që mund të përdoret për të mbajtur kaloritë në kontroll.
Nuk hipën në peshore
Kur studiuesit e Universitetit Cornell realizuan një studim me 162 gra dhe burra mbi peshë, zbuloi që ata që peshoheshin çdo ditë ishin më të suksesshëm në humbjen e peshës dhe mbajtjen e rezultateve. Dhe koha më e mirë për t’u peshuar është në mëngjes sa zgjohesh, kur pesha është më e ulët sesa gjithë ditën, thotë Lisa Jones, dietologe, zëdhënëse e Pennsylvania Academy of Nutrition and Dietetics. Jo vetëm që matja do jetë më e saktë, pas metabolizimit të natës, ke më pak peshë nga uji në trup, por do të keshi mundësi ta rregulloni nëse numri është pak më I lartë sesa e pret.
Ha një mëngjes minimalist
Studiuesit nga Univeristeti i Tel Avivit kanë gjetur që personat në dietë me pak kalori që hanin mëngjes të balancuar që përmbante 600 kalori me proteina të payndyrshme, karbohidrate dhe diçka të ëmbël, raportonin më pak dëshirë për të ngrënë gjatë ditës, krahasuar me ata që hanin një mëngjes me 300 kalori të varfër në karbohidrate. Ata gjithashtu arrinin më mirë të mbanin atë sasi kalorish që kishin vendosur. Nuk mbaron këtu, ata kishin sasi më të ulët të hormonit ghrelin të urisë pas vakteve. Studiuesit kanë thënë që ka mundësi që po të ngopesh mirë që në mëngjes mund të ndihmojë për të mos u ndier i privuar gjatë ditës dhe të shpërthesh më vonë.