Temporal
Një leksion gazetarie nga Ambrozia Meta
Në ditën e parë të punës, në një televizion informativ, më dërguan për të raportuar në Rinas, për mbërritjen e trupit të një djali 23-vjeçar, që ishte masakruar në një burg të Francës.
Kur erdhën familjarët, kolegët nxituan për t’i marrë një deklaratë babait të djalit.
Ishte një skenë që nuk e harroj dot, sepse ata vraponin për t’i marrë prononcim, një njeriu që kishte humbur të birin, në një formë tragjike.
Ka qenë mësimi më i vlefshëm që kam marrë në gazetari, të respektoj dhembjen e tjetrit.