Lidhu me ne

Mix

Jeremy Meeks: Nga qelia në pasarelë!

Ai as që e kishte idenë se një takim privat me redaktoren e famshme franceze të modës dhe superfuqinë e stilit, Carine Rotfield do ta fuste zyrtarisht në industrinë e modës. Gjithçka ndodhi papritmas në jetën e Jeremy Meeks, ish i burgosuri më seksi me sy blu, trup të gdhendur me muskuj e tatuazhe njëherazi, i cili tronditi psikikën femërore, teksa u shfaq pas hekurave në vitin 2014, kur u arrestua nga policia për armëmbajtje pa leje.

Ditët e para të Shkurtit, gjatë javës së modës në New York, ai u shfaq zyrtarisht në sfilatën e stilistit Philipp Plein, teksa prezantonte koleksionin Vjeshtë/Dimër 2017-2018 i veshur me një xhup të zi me pellush mbërthyer pas qafës.

Kjo ishte hera e parë që pas daljes nga burgu, që u shfaq në botën e modës, edhe pse deri atëherë thashethemet se si ai kishte firmosur kontrata me marka të njohura, ishin vetëm një zë, ende i pakonfirmuar nga linjat e njohura të meshkujve. Pak minuta më parë se të hynte në botën e modelingut, bekimi iu dha nga Carine Rotfield, ish-kryeredaktorja e revistës Vogue Francë, e cila i kishte dhënë një përqafim dashamirës, për t’i uruar udhë të mbarë në një rrugë të re tashmë që do t’i ndryshonte jetën. Madonna në rreshtin e parë, nuk nguroi të kënaqte sytë teksa ndiqte siluetën e ish të burgosurit më seksi në botë.

Në festën e Philip Plein menjëherë pas sfilatës, ai u pa i përqafuar me modelen Ajak Deng e cila e përgëzoi për debutimin e parë në pasarelë, ndërsa u përfol se edhe emra të tjerë, mes tyre Anwar Hadid, vëllai i vogël i motrave Hadid, i ofruan mbështetje. Flitet, por ende asgjë nuk është zyrtare, Roitfeld e ka ndihmuar modelin të firmosë disa kontrata për të qenë imazh i fushatave të Givenchy, Gucci, Dolce & Gabbana, Tom Ford dhe Hugo Boss.

Efekti viral

Askush nuk do ta kishte njohur dhe adhuruar sa sot, fytyrën e Jeremy Meeks, nëse fotografia e tij nuk do të bënte papritmas xhiron e botës përmes rrjeteve sociale. Ai ishte krejt i panjohur, jo për bukurinë, por as për jetën kriminale, derisa policia vendosi të shfaqë në ekran një fotografi të Meeks, duke joshur të gjithë me bukurinë dhe pamjen mashkullore. Nga ai moment, ofertat për t’u bërë model trokitën njëra pas tjetrës. Nuk kishte ndodhur deri atëherë që një i burgosur të nënshkruante një kontratë si model, vetëm duke u njohur nga një fotografi. Ndryshe nga kriminelët e tjerë që ishin urryer për veprat e tyre, Jeremy u adhurua në çast, vetëm falë klikimeve në internet. Madje, ai arriti deri aty sa të firmoste kontratën e parë me përfaqësuesen e agjencisë Blaze Model & Management Talent, Gina Rodriguez kundrejt 30 mijë dollarësh duke qenë ende në qeli. “Jeremy ka një vështrim të mahnitshëm dhe ka marrë vëmendje ndërkombëtare. E ndiej që ai do të ndihmojë në lulëzimin e industrisë së modës dhe argëtimit”, ka thënë Rodriguez. E në fakt, ashtu ndodhi. Jeta e tij ndryshoi fill pas daljes nga burgu në Mars të vitit të shkuar, duke u kthyer në protagonist në historitë e medias së shkruar. Gjithsesi, përpos adhurimit, ai ka thyer zemrën e mijëra vajzave, pasi bukuroshi 33 vjeçar i njohur me nofkën ‘Banditi Sy Blu’ është i martuar me Melisën, me profesion infermiere. Ai ka dy fëmijë, të dy djem, një prej të cilëve nga martesa e tij e parë, me të cilin shfaqet shpesh duke u zbavitur. Tani mbetet të presim, nëse bekimi i Carine Rotfield, do të jetë ogur i mirë për Jeremy Meeks..!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar21 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar24 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix24 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook