Lidhu me ne

Mix

Faqet më të mira për të shitur produkte ose shërbime online

Sot gjithkush mund të hapë një biznes online pa qenë nevoja të ketë një dyqan fizik dhe mbi të gjithë pa u kufizuar tek tregu lokal.

Interneti e bën të mundur që e gjithë bota të jetë klientela juaj dhe më poshtë do të eksplorojmë disa nga faqet më të mira ku ju mund të shisni produktet tuaja ose shërbimet dhe aftësitë tuaja online.

Pavarësisht nëse jeni një artist, shkrimtar, profesionist i pavarur ose ofrues i shërbimeve tuaja nga shtëpia, faqja ose tregu online i duhur mund të bëjë diferencën mes suksesit dhe dështimit të idesë suaj.

Këto janë disa nga tregjet e-commerce më të mira bazuar në reputacionin, koston, mbështetjen, cilësinë dhe më shumë faktorë të tjerë që profesionistët e Dotdash Meredith kanë marrë parasysh për të krijuar listën.

Faqet më të mira për të shitur produktet e biznesit tuaj në internet në 2022:

  • Më e mira për veshje dhe aksesorë etj.: Redbubble
  • Vendi i dytë, më i miri për veshje dhe aksesorë etj: Printime
  • Më e mira për libra: Amazon KDP
  • Vendi i dytë, më i mirë: IngramSpark
  • Më e mira për freelancer-a: Upwork
  • Vendi i dytë, më i mirë: Freelancer
  • Më e mira për artistët: Amazon Handmade
  • Vendi i dytë, më i mirë: Etsy

RedBubble

Redbubble është një treg në internet dhe shërbim printimi sipas kërkesës (POD) që lejon dizajnerët të shesin veshje dhe aksesorë në internet pa pasur faqen e tyre të tregtisë elektronike dhe mbi të gjithë pa pasur nevojë të blejnë apo stampojnë produktet fizike. E vetmja gjë që ju duhet është dizajni. Dhe nuk keni nevojë të jeni artist – pasi shpesh dizajnet më të mira janë ato më të thjeshtat dhe RedBubble përfshinë një program mjaft të thjeshtë për ata që s’janë artistë ku mund të eksperimentoni me shkrime, ngjyra, forma dhe ilustrime të gatshme!

Printful

Printful është një shërbim gjithashtu POD (Print on demand) që lejon artistët të dizajnojnë, printojnë, shesin dhe dërgojnë veshje dhe aksesorë të stampuar/personalizuar.

Amazon KDP

Amazon KDP e bën të lehtë publikimin e librave elektronikë dhe librave me kopertinë në librarinë më të madhe online në botë – falas.

Amazon Kindle Direct Publishing (KDP) e bën të lehtë për autorët që të krijojnë njëkohësisht një version Kindle të librit të tyre si dhe një version POD që klientët e tyre mund të blejnë. Thjesht duhet të ngarkoni dorëshkrimin tuaj, të plotësoni disa informacione rreth librit tuaj dhe keni mbaruar. Ai madje ofron një mjet falas që mund ta përdorni për të krijuar një kopertinë libri.

Amazon KDP e vendos automatikisht librin tuaj në dyqanet Kindle në mbarë botën. Ju gjithashtu do të fitoni 60% të çdo shitje të librave tuaj me kapak dhe 70% të librave tuaj Kindle.

IngramSpark

IngramSpark është një shërbim POD për libra elektronikë dhe libra me kopertinë. IngramSpark gjithashtu ju lejon të shesni librat tuaj në Amazon dhe direkt në librari.

Upwork

Upwork lejon freelancer-a të pavarur jo vetëm të shesin shërbimet e tyre, por gjithashtu të dërgojnë mesazhe, skedarë, fatura dhe të paguhen.

Upwork është një nga tregjet më të mëdha për stilistë, programues, tregtarë, shkrimtarë, përkthyes, copywriter-a, dizajnera e çdo lloj profesioni tjetër që mund të imagjinoni. Faqja përdor një motor të fuqishëm të AI për të renditur mijëra projekte dhe për t’i përshtatur ato me aftësitë dhe preferencat e një profesionisti të pavarur.

Upwork merr një përqindje të fitimeve të çdo profesionisti të pavarur bazuar në shumën e fituar.

Freelancer

Si tregu më i madh në botë i punëve të pavarura, Freelancer lidhet me më shumë se 59 milionë punëdhënës dhe freelancer-a të pavarur në mbarë botën.

GoodTherapy

GoodTherapy është një nga drejtoritë më të mëdha të shëndetit mendor në botë që u ofron anëtarëve mjete marketingu dhe planifikimi si dhe akses në kurset e edukimit (CE).

Me mbi 1.5 milion kërkime terapistesh çdo muaj, GoodTherapy lidh profesionistë me pacientë në më shumë se 20 vende. Si anëtar, ju mund të lidheni me referime dhe të merrni matjet e referimit në kohë reale, një vulë kredenciale të verifikuar, mundësi publikimi dhe më shumë.

GoodTherapy ofron tre nivele anëtarësimi duke filluar nga $29,95 dollarë në muaj ose $323 dollarë në vit.

Amazon Handmade

Amazon Handmade lejon artizanët të shesin produktet e tyre të punuara me dorë ose veprat e artit direkt në Amazon, duke e vënë artin e tyre përpara qindra miliona klientëve globalë. Amazon kërkon që artistët të miratohen përmes një procesi aplikimi dhe të krijojnë vetë artikujt e artit.

Amazon Handmade ngarkon një komision prej 15% për çdo produkt. Do t’ju duhet gjithashtu të paguani një tarifë mujore prej $39,99 dollarësh nëse shisni më shumë se 40 artikuj jo të punuar me dorë në kategori të shumta.

Etsy

Etsy mbështet 1.8 milionë artistë dhe zejtarë, por shtrirja e saj është shumë më e vogël se ajo e Amazon dhe është e kufizuar vetëm për klientët që vizitojnë tregun. Një llogari është falas dhe Etsy tarifon vetëm $0,20 dollarë për të listuar një artikull plus një tarifë transaksioni prej 6,5%, një komision 3% dhe një tarifë përpunimin e pagesës prej $0,25 dollarë.

Google My Business

Google My Business ju lejon të promovoni biznesin tuaj të shërbimeve në shtëpi në motorin e kërkimit të Google dhe Google Maps duke e bërë të lehtë për klientët vendas t’ju gjejnë dhe t’ju kontaktojnë.

Google My Business ju lejon të krijoni një listë biznesi të përditësuar dhe të optimizuar në motorin më të madh të kërkimit në botë. Krijimi i një llogarie është falas dhe siguron që biznesi juaj të gjendet në Google Maps dhe kur kërkon lokal.

Ju gjithashtu keni akses në metrikë të vlefshëm që ju tregojnë se sa njerëz po klikojnë, telefonojnë dhe rezervojnë takime me ju.

MË TEPËR

Sport5 orë më herët

Lewandowski është një “makineri golash”, polaku vendos rekord në Champions

Është pothuajse 37 vjeç dhe duket se nuk i ndjen fare vitet mbi shpinë: Robert Lewandowski duket se po argëtohet...

Mix5 orë më herët

Lista me ushqimet e përditshme që treten shpejt dhe mbajnë trupin në formë

Humbja e peshës së tepërt mund të kthehet në një sfidë të vërtetë nëse nuk kujdeseni rreptësisht për ushqimet tuaja....

Mix6 orë më herët

5 thënie frymëzuese nga Paolo Coelho për ta filluar ditën me entuziazëm

Paolo Coelho, autori i njohur botërisht i “Alkimistit”, është i famshëm për stilin e tij të thjeshtë, por të thellë,...

Mix6 orë më herët

Ed Sheeran dhe Taylor Swift: Sekretet e miqësisë së tyre të fortë

Ed Sheeran dhe Taylor Swift kanë një miqësi të gjatë që daton që nga viti 2012, kur Sheeran u bë...

Mix7 orë më herët

Njerëzit të cilëve u mungon vetëbesimi, kanë pasur këto tre përvoja në fëmijëri?!

Vetëvlerësimi i ulët në moshë madhore shpesh nuk ndodh rastësisht, është thellësisht i lidhur me përvojat e fëmijërisë. Mënyra se si...

Mix7 orë më herët

Arsyeja “e errët” pse Morgan Freeman mban gjithnjë vathë ari

Aktori legjendar amerikan Morgan Freeman mban vazhdimisht vathë floriri. Megjithatë, ndryshe nga shumë të famshëm të tjerë, ai nuk e...

Mix7 orë më herët

Tarifat e reja të Trump “kërcënojnë” iPhone 17 Pro Max. Sa mund të kushtojë telefoni i ri i Apple?

iPhone-ët e rinj mund të pësojnë një rritje në çmim për shkak të tarifave të reja që presidenti Donald Trump...

Mix7 orë më herët

Si e deshifrojnë farmacistët shkrimin e mjekut? Leonard Solis i jep fund ‘misterit’

Shkrimi i mjekëve është një ‘gjuhë’ më vete për t’u deshifruar dhe thuajse e pamundur për t’u bërë nga njerëzit...

Aktualitet7 orë më herët

“Këneta, zero shanse të bindë shumicën”- Rama: Do dilni shumë të trishtuar më 11 maj

Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sërish opozitën në një komunikim live, duke e cilësuar si “kënetë” që nuk mund të...

Kryesore7 orë më herët

Publikohet sondazhi/ Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, për kë do të votonin shqiptarët?

PS vijon të ketë epërsi ndaj partive të tjera… Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel...

Facebook