Mix
Unaza me 24.679 diamante futet në librin e rekordeve Guinness
Kompania e prodhimit të bizhuterive me bazë në Indi “SWA Diamonds”, ka thyer rekordin Guinness duke përfshirë 24.679 diamante në një unazë.
Struktura e ndërlikuar e unazës u krijua duke derdhur arin në një kallëp plastik për të krijuar 41 petale. Çdo petal më pas u zbukurua me dorë me diamante natyrale.
Sipas njoftimit, unaza me shkëlqim peshon 340 gramë dhe vlera e saj vlerësohet në 95.243 dollarë. Një ekip gjeologësh të pavarur verifikuan unazën dhe rekordi botëror u dha në maj.