Lidhu me ne

Mix

Besojeni ose jo, ky lajm mund të ndryshojë të ardhmen e fëmijëve tuaj

Besojeni ose jo, ky lajm mund të ndryshojë të ardhmen e

Kur përgatitja takohet me mundësinë, atëherë suksesi është i sigurtë dhe kjo s’është një shprehje klishe më shumë, por fakt. Ndonjëherë gjërat në jetë janë shumë më të thjeshta nga ç’na duken ne. Thjesht duhet të jeni aty; në vendin dhe kohën e duhur.

Edhe kjo, është plotësisht e mundur nëse jeni të etur për të qenë gjithmonë të informuar. Ja përshembull, nëse po lexoni këtë artikull sapo keni kapur një super mundësi për veten, për fëmijën tuaj apo për nxënësin e parë ekselent që ju shkon në mendje.

Me siguri ju kujtohet Virtus-qendra e parë e kurseve dhe e vetmja në Shqipëri që bazohet në kurrikulën britanike. Në fakt, Virtus s’është thjesht një qendër kursesh pasi për shumicën e nxënësve shërben si një trampolinë e sigurt që do t’jua bëjë më të lehtë rrugën drejt universiteteve më prestigjioze të botës.

Gjithsesi, le t’i  rikthehemi lajmit të mirë! Në kuadër të titullit, “Tirana Kryeqytet Europian i Rinisë” Virtus ka vendosur të mbështesë “Youth Excellence Academy” – një projekt i organizuar nga  Center for Development of Transferable Skills që përfshin trajnime për olimpiada të nxënësve të rinj ekselentë në matematikë, biologji dhe informatikë.

Çfarë do të thotë kjo?

Të gjithë studentët e shkëlqyer të shkollave shtetërore, nga klasa e 9-të deri në klasën e 12-të, si fillim do të marrin pjesë në testet hyrëse dhe më pas vetëm një pjesë e tyre do të përzgjidhet për t’u trajnuar FALAS përgjatë gjithë vitit në Virtus dhe për t’u përgatitur për olimpiadë.

15 nxënës do të përfitojnë nga Bashkia 100% bursë e ndërsa 1 studenti tjetër do t’i jepet bursë e plotë nga Banka Credins.  Testet e para do të kryen pranë qëndrës  dhe Profesor Adrian Naço bashkë me ekipin e tij do të përzgjedhë ata me rezultate më të larta për t’i përgatitur më pas për olimpiadën e matematikës, biologjisë dhe informatikës.

Edhe vetë Virtus, do të japë një numër të caktuar bursash me mbulim nga 50% deri në 100%. Ata që e njohin Virtus-in e dinë se është një super mundësi për nxënësit e shkëlqyer që kushtet financiare i kanë mbajtur larg vendit që të përgatit për universitetet më të mira ndërkombëtare.

Pse duhet të marrin pjesë të gjithë studentët me rezultate maksimale?

1-  Do të kenë shansin të trajnohen falas në Virtus– një vendi që të ndihmon të mësosh dhe punosh me zgjuarësi dhe të përgatit për të tregun e punës nesër.

2- Pjesëmarrja në olimpiada është një vlerë e shtuar në portofilin tuaj të edukimit. Universitetet prestigjioze ndërkombëtare i japin gjithnjë më shumë shanse dhe prioritet studentëve kur në aplikim shohin konkurimin në olimpiada.

3- Do t’ju ndryshojë njëherë e përgjithmonë mendësia rreth të mësuarit, teorisë, praktikës dhe mbi të gjitha: do të jeni një hap para të gjithëve pa shumë kosto!

Shënim: Të gjithë të rinjtë e interesuar, mund të regjistrohen duke klikuar këtu

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid: Njihuni me Aydan Nix, 23 vjeçe!

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që i pret një verë e paharrueshme!

Vera e vitit 2025 të sjellë emocione të forta, ndryshime pozitive dhe mundësi të papritura për disa shenja të zodiakut....

Mix2 ditë më herët

Chris Hemsworth mund t’i thotë lamtumirë Thor pas “Avengers: Doomsday”!

Në vitin 2011, as fansi më optimist i filmave nuk mund t’i thoshte Chris Hemsworth se do të kishte një...

Mix2 ditë më herët

Çfaaarë?! Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid

Nuk është më sekret: Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid kanë një motër tjetër. Ajo është 23 vjeç, quhet Aydan Nix...

Mix2 ditë më herët

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma më e zakonshme...

Kryesore2 ditë më herët

“U dërgohet të huajve”, Berisha: Në 10 qershor gati raporti përfundimtar për farsën

Brenda 10 ditësh demokratët do të kenë gati raportin përfundimtar për atë që e quajnë farsë elektorale. Këtë pohoi Sali...

Kioske2 ditë më herët

Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

Nga Artur Zheji Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin...

Mix2 ditë më herët

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Jeta e pazakontë e Paulo Coelho: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur...

Mix3 ditë më herët

Miley Cyrus sqaron nëse fustani në “Flowers” ishte apo jo një “diss” për Jennifer Lawrence

Më mirë vonë, sesa kurrë!  Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth...

Facebook