Lidhu me ne

Mix

Vuani nga djersitja gjatë natës, mësoni sëmundjet që po ju paralajmëron

Vuani nga djersitja gjatë natës, mësoni sëmundjet që po

Djersitjet e natës i referohen çfarëdo djersitjeje të tepërt, që ndodh gjatë natës. Megjithatë, në qoftë se dhoma juaj e gjumit është jashtëzakonisht e nxehtë, ose jeni duke përdorur shumë batanije, ju mund të djersisni gjatë gjumit dhe kjo është normale. Për të dalluar djersitjet e natës që lindin nga shkaqe mjekësore, nga ato që ndodhin për shkak të një mjedisi rrethues, mjekët në përgjithësi i referohen djersitjeve të vërteta të natës si valë të rënda nxehtësie, të cilat mund t’ju njomin rrobat e gjumit, çarçafët dhe që nuk janë të lidhura me një mjedis të tejnxehur. Është e rëndësishme të theksohet se valët e nxehtësisë (një ngrohtësi dhe skuqje e fytyrës apo trupit) gjithashtu mund të jenë të vështira për t’u dalluar nga djersitjet e vërteta të natës.

Cilat janë shkaqet e djersitjeve të natës tek gratë, burrat dhe fëmijët?

Ka shumë shkaqe të ndryshme të djersitjeve të natës. Për të përcaktuar se çfarë i shkakton djersitjet gjatë natës, mjekut i duhet të dijë një histori të detajuar mjekësore, si dhe të referojë disa analiza bazë, për të vendosur nëse përgjegjësi për djersitjet e natës është një gjendje mjekësore e fshehur, themelore. Edhe pse shumë njerëz e lidhin menopauzën me djersitjet e natës, kjo është vetëm një nga shkaqet e kësaj gjendjeje mjekësore tek femrat. Shumë sëmundje të tjera mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës tek burrat, gratë apo fëmijët.

Cilat janë simptomat e djersitjeve të natës?

Në varësi të shkakut themelor të djersitjeve të natës, njerëzit mund të përjetojnë edhe simptoma të tjera bashkë me djersën p.sh:
Me praninë e infeksioneve apo sëmundjeve të caktuara, bashkë me djersitjet e natës mund të shfaqen   edhe ethe.
Ndonjëherë mund të shfaqen dhe të dridhura ose ndjesi të ftohta;
Me sëmundjen e kancerit si limfoma, pacientët mund të përjetojnë rënie të pashpjegueshme në peshë
Djersitjet e natës, për shkak të tranzicionit menopauzal, janë të shoqëruara me simptoma të tjera tipike të menopauzës si thatësia vaginale, valët e nxehtësisë dhe ndryshime të humorit;
Djersitjet e natës që shfaqen si një efekt anësor i barnave, mund të shoqërohen me efekte të tjera anësore të tyre, në varësi të llojit të përdorur;
Gjendjet mjekësore që sjellin djersitje të tepërt në përgjithësi (në krahasim me djersitjen vetëm gjatë natës), mund të shkaktojnë rritje të djersitjes, në orët e tjera të ditës.

Valët e nxehtësisë që shoqërojnë tranzicionin menopauzal, mund të ndodhin natën dhe të shkaktojnë djersitje. Ky është një shkak shumë i zakonshëm i djersitjeve të natës, tek femrat perimenopauzale. Është e rëndësishme të kujtojmë se valët e nxehtësisë dhe simptomat e perimenopauzës, mund t’i paraprijnë menopauzës (ndërprerjes së menstruacioneve), për vite të tëra.

Hiperhidrozë idiopatike është një gjendje në të cilën trupi në mënyrë të vazhdueshme, prodhon shumë djersë, pa ndonjë shkak mjekësor të identifikueshëm.

Zakonisht, tuberkulozi është infeksioni që lidhet më shpesh me djersitjet e natës. Megjithatë, infeksionet bakteriale gjithashtu mund të lidhen me djersitjet e natës. P.sh:
Endokardit (inflamacion i valvulave të zemrës)
Osteomielit (inflamacion brenda eshtrave për shkak të infeksionit)
Gjendra të ndryshme (p.sh. puçrrat nga infeksioni i rrënjës së qimeve, apendicit, bajamet, gjendrat perianale, peritonsilare, divertikulit)
Virusi HIV (humanimmunodeficiency virus).

Djersitjet e natës janë një shenjë e hershme e disa lloje kancerësh. Lloji më i zakonshëm i kancerit i lidhur me djersitjet e natës është limfomë. Megjithatë, njerëzit që kanë një kancer të padiagnostikuar, shpesh kanë simptoma të tjera të tilla si humbje peshe të pashpjegueshme dhe ethe.

Disa medikamente mund të sjellin djersitjet e natës. Në raste të tjera, ku nuk ka simptoma apo shenja fizike të tumoreve apo infeksioneve, është përcaktuar se medikamentet shpesh janë shkaku i djersitjeve të natës. Medikamentet antidepresive janë një lloj i zakonshëm barnash që mund të sjellin djersitje të natës. Të gjitha llojet e barnave kundër depresion-it, duke përfshirë dhe antidepresivët triciklikë, frenuesit selektivë serotonin reuptake (SSRI-të) dhe agjentët më të rinj, venlafaksinë (Effexor) dhe bupropion (Wellbutrin) mund të shkaktojnë djersitje të natës ose efekte anësore, me rreze prekshmërie nga 8% në 22%, tek njerëzit që marrin barna antidepresive. Ilaçe të tjera psikiatrike, gjithashtu lidhen me djersitjet e natës.

Mjekimet që merren për të ulur temperaturën (antipiretikë) si aspirinë dhe acetaminofen (paracetamol), ndonjëherë mund të shkaktojnë djersitje. Lloje të tjera barnash mund të shkaktojnë valë nxehtësie (skuqje e lëkurës, zakonisht mbi faqe dhe qafë), të cilat, siç u përmend më lart, mund të implikohen me djersitjet e natës. Disa nga barnat e shumtë, që mund të shkaktojë valë nxehtësie përfshijnë:
Niacin ( Niacor, Niaspan, Slo-Niacin, kur merren në doza më të larta që përdoren për çrregullime të lipideve);
Tamoksifen (Nolvadex);
Hidralazina;
Nitroglicerinë; dhe
Sildenafil (Viagra).
Shumë medikamente të tjera që nuk janë përmendur këtu, duke përfshirë kortizonin, prednisonin, dhe prednisolonin, mund të lidhen me valët e nxehtësisë ose djersitjet e natës.

Ndonjëherë nivelet e ulëta të glukozës në gjak (hipoglikemi) mund të shkaktojë djersitje. Njerëzit që përdorin insulinë ose ilaçe orale anti-diabetike mund të përjetojnë hipoglikemi gjatë natës, që shoqërohet me djersitje.
Çrregullimet hormonale
Djersitjet ose valët e nxehtësisë mund të hasen në çrregullime hormonale, duke përfshirë feokromocitomë-n (një lloj i kanceri i gjëndrës së adrenalinës që mbiprodhon hormonet që njihen si katekolaminat), sindroma karcinoide (prodhim i tepërt i hormoneve të caktuara nga tumorët e mushkërive ose të sistemit gastrointestinal) dhe hipertiroidizëm (niveli i tepruar i hormoneve tiroide).

Jo shpesh, sëmundjet neurologjike mund të shkaktojnë tepri djerse dhe ndoshta të sjellin djersitjet e natës. Këto sëmundje përfshijnë:
Disrefleksia autonimike;
Siringomelia post-traumatike;
Ataket, goditjet
Neuropatia autonomike

Trajtimi i djersitjeve të natës

Trajtimi për djersitjet e natës varet nga shkaku themelor. Për të bërë një përmbledhje, djersitjet e natës zakonisht janë një bezdi e padëmshme, megjithatë, ndonjëherë janë një shenjë e një sëmundjeje. Njerëzit që vuajnë nga djersitjet e pashpjegueshme të natës, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore.

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook