Lidhu me ne

Mix

Si ‘Better Call Saul’ e la në hije serialin ‘Breaking Bad’

nga BBC

How to watch Better Call Saul season 6 episode 10 online: Release date and  time | Tom's Guide

Kur krijuesi i ‘Breaking Bad’, Vince Gilligan u ftua të bënte një serial të ri që ndërlidhet me të, nuk ishte i sigurtë se do të funksiononte. Si arriti të parakalojë veprën e mëhershme? Stephen Kelly nga ‘BBC’ e ka zbuluar.

Në verën e vitit 2013, Vince Giligan, krijuesi i fenomenit ‘Breaking Bad’ dhe skenaristi tjetër, Peter Gould, bënë një ecje të gjatë në zyrën e Burbank të Kalifornisë.

Fundi ishte afër për ‘Breaking Bad’ dhe ata sapo kishin nënshkruar një marrëveshje për të krijuar ‘Better Call Saul’, një storie për një karakter të veçantë të ‘Breaking Bad’. Bëhet fjalë për Saul Goodman, një avokat kriminel, më shumë kriminel se avokat dhe më shumë palaço se burrë. Problemi?

Epo, as Gilligan e as Gould nuk kishin ide për çka do të bëhej fjalë në serialin e ri. “Patëm një koncept shumë të lartë pa shumë material për ta përcjellur”, thotë Giligan për ‘BBC Culture’.

“Ne po ecnim tutje, thjesht duke thënë ‘në rregull, çka saktësisht është kjo?!'”

Një ide ishte të bënim një komedi 30-minutëshe. “Do të zinte vend në zyrën e Saulit, ku do të futeshin plot njerëz të çmendur”, shpjegon Gould.

Por nuk të jepte ndjesi se është gjëja e duhur. Asgjë nuk të jepte ndjesinë e duhur. Dhe, pas një periudhe, të dy erdhën në një “konkludim shumë të frikshëm”, thotë Giligan, që Saul Goodman nuk është njeriu rreth të cilit duhet të ndërtohet një serial.

“Ai është shumë i lumtur dhe me fat”, shton ai. “shumë komod nën lërkurën e tij”. Ata vendosën të punonin nga e kaluara e Saul – i cili, siç zbulohet në ‘Breaking Bad’, në fakt quhet Jimmy McGill. Kush është Saul Goodman? Kush ka qenë dikur? Pyetja më e rëndësishme dhe një që mund të çlironte krejt serialin, erdhi nga Gould: “Ai nuk foli për një periudhë“, rikujton Gilligan. “Pastaj tha ‘çfarë problemesh zgjedhë të qenurit Saul Goodman?'”

‘Better Call Saul’ ka marrë kohë për të eksploruar në këtë pyetje. Deri në sezonin e gjashtë dhe të fundit, i cili ishte ndarë në dy pjesë dhe do të konkludohet me një ecuri prej gjashtë episodeve, përgjigja ende po merr formë.

“Kur e filluam këtë“, thotë Gould, i cili origjinalisht krijoi karakterin e Saulit në vitin 2009, derisa po merrej me skenarin e sezonit të dytë të ‘Breaking Bad’“ne menduam se ai do të mbetet Saul Goodman me zyrën e çmendur në fund të sezonit të parë. Por vetëm kur filluam të gërmonim në këtë karakter, e kuptuam se ai ka një udhëtim të gjatë për të kaluar, para se të ishte bastardi që do t’i dilte në mbrojtje vrasjes si përhapje biznesi”.

Për të portretizuar në mënyrë adekuate transformimin e Jimmyt, Gilligan dhe Gould vendosën të ngadalësojnë botën hiper-reale të Breaking Bad – me aeroplanët e tij që bien nga qielli, me karriget me rrota që shpërthejnë, me nazistët e tij – dhe të përqendrohen në ndërtimin e një personazhi më delikat dhe më të konsideruar për studim. “Çdo shfaqje ka orën e vet të brendshme”, thotë Gilligan, “metronomin e vet” – dhe Better Call Saul digjet me një ritëm ndryshe nga çdo gjë tjetër në TV.

“Asnjëherë nuk është dukur ngadalë për ne”, thotë Gould. “Por kur shikojmë prapa, në fund të stories së ‘Breaking Bad’, Walt ka vrarë dy njerëz, dhe ka kaluar nga të qenurit një mësues kimie në shkollë të mesme te dikush që gatuan meth”.

Për të krahasuar, një episod i ‘Better Call Saul’ përmban një skenë në të cilën Mike Ehramantraut (Jonathan Banks), zbatuesi i thinjur i ‘Breaking Bad’, shpenzon 10 minuta magjepsëse duke e shkëputur makinën e tij.

“Dalja nga një shfaqje hit si Breaking Bad na dha besimin për t’i lënë personazhet të marrin kohën e tyre”, thotë Gould.

“Filozofia jonë është të mos ecni më shpejt se sa duhet”, shton Gilligan. “Në këtë mënyrë nuk do të nxitoni të kapërceni ndonjë dramë të mundshme, pavarësisht sa e vogël mund të duket fillimisht”.

MË TEPËR

Sport6 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix6 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix6 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix6 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix6 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix6 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix7 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix7 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix7 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix7 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook