Lidhu me ne

Gatime

Receta e Iva Tiços për ashuren, sipas Elif Shafak:

A është ëmbëlsira që gatuajmë edhe ne shqiptarët, më e vjetra në botë?

A është ëmbëlsira që gatuajmë edhe ne

Edhe pse qiqrat dhe fasulet nuk futen në kategorinë e të ëmblave, ato janë përbërësit kryesorë të një prej ëmbëlsirave më të vjetra në botë, madje ata që e kanë provuar, thonë se është edhe me e shijshmja në botë.

A është ëmbëlsira që gatuajmë edhe ne

E beson apo jo, kjo ëmbëlsirë quhet ashure.

Sipas traditës islame, ashurja – e cila shpesh quhet ‘Pudingu i Noes’ – u përgatit si një pjatë feste nga familja e profetit pasi i mbijetoi përmbytjes së madhe dhe mbetën të izoluar në mal pa pothuajse asgjë. Legjenda thotë se ëmbëlsira u krijua me rreth 12 kokrra frutash të thata, arrash dhe bishtajoresh të ndryshme. Ajo u krijua duke kombinuar çdo përbërës që kishte mbetur ende në arkë.

Pjata është e ëmbël, e pasur në vlera dhe me shije frutash. Kur përgatitet e nxehtë është e lëngshme. Kurse, kur ftohet, ngrin si xhelatinë. Ashtu si ashurja që gatuhet edhe në Shqipëri.

Përveç kurorës si ëmbëlsira më e vjetër në botë, e njohur deri tani, ajo ka edhe një vlerë shpirtërore për Turqinë, prej legjendës.

Ashure do të thotë ’10’ në arabisht dhe i referohet ditës së dhjetë të muajit Muharrem, muajit të parë të kalendarit islamik. Ëmbëlsira gatuhet në shtëpi gjatë asaj jave dhe u shpërndahet miqve, duke simbolizuar përhapjen e dashurisë dhe bollëkut.

Ndërsa ka receta të panumërta për këtë ëmbëlsirë, përbërësit e zakonshëm përfshijnë qiqrat, fasulet, drithërat, arrat dhe frutat.

A është ëmbëlsira që gatuajmë edhe ne

Receta e Iva Tiço për ashuren, sipas Elif Shafak:

“Ashurja ishte simbol i vazhdimësisë dhe qëndrueshmërisë. Ishte koha të përgatitej kulloshtra e ditëve të lumtura që do t’u vinte fshesën viteve të zymta…”, shkruhet në librin “Bastardja e Stambollit” i autores Elif Shafak prej nga Iva Tiço ka marrë recetën e radhës. Se mbase e ke harruar që sot duhet të bëje ashuren se është dita e saj. Mund ta kesh bërë po nëse bën pjesë në grupin e atyre që kanë harruar, atëherë përvishi mëngët se recetën e ke gati. Është e provuar që shijon, ndaj të duhen vetëm përbërësit dhe vullneti për t`i bërë bashkë të gjithë.

A është ëmbëlsira që gatuajmë edhe ne

Përbërësit

1/2 filxhani me qiqra

1 filxhan me grurë të shtypur

1 filxhan me oriz të bardhë

1 filxhan e 1/2 sheqer

1/2 filxhani me lajthi të pjekura

1/2 filxhani me stika

1 lugë kafeje me vanilje të bluar

1/3 filxhanë me ujë

1/3 filxhani me rrushë të thatë

1/3 filxhani me fiq të thatë

1/3 filxhani me kajsi të thata

½ filxhani me lëkurë portokalli

2 lugë supe me ujë trëndafili

Garnitura

2 lugë supe me kanellë

½ filxhani me thelpi bajamesh të qëruara e të prera për së gjati

½ filxhani me kokrra shege

Përgatitja

Një ditë para përgatitjes, pjesa më e madhe e përbërësve duhen futur të rrinë në lëng, në enë të ndara. Qiqrat lihen në ujë të ftohtë, në një vegsh (enë prej balte), gjithë natën. Po kështu gruri dhe orizi që pasi shpëlahen mirë, futen në ujë në një vegsh tjetër. Fiqtë, kajsitë dhe lëkurët e portokallit lihen në ujë të ngrohtë për gjysmë ore, mandej kullohet uji dhe ruhet mënjanë; kurse frutat grihen dhe trazohen me rrushin e thatë.

Zierja

Enën me katër litra ujë të ftohtë dhe qiqrat brenda i vëmë në zjarr derisa të valojnë, pastaj e ulim zjarrin dhe i lëmë të ziejnë rreth një orë, gjersa të zbuten. Ndërkohë pasi kemi valuar tri litra ujë, hedhim në të grurin dhe orizin dhe i trazojmë shpesh në zjarr të butë, afërsisht një orë, gjersa gruri dhe orizi të squllen. Shtojmë ujin e kulluar, lajthitë e pjekura, stikat e pishës dhe i lëmë të valojnë në zjarr të mesëm dhe rreth një gjysmë ore tjetër. Përzierja duhet të trashet derisa të bëhet veshtullore. Mandej, hidhni vaniljen, rrushin e thatë, fiqtë dhe kajsitë dhe i lëmë në zjarr 20 minuta duke i trazuar vazhdimisht. Pastaj, fikim zjarrin dhe hedhim ujin e trëndafilit. E lëmë ashuren të ftohet në temperaturën e mjedisit për rreth një orë. Mandej, i hedhim përsipër kanellë dhe e stolisim me thelpinj bajamesh dhe kokrra shegësh.

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal5 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar5 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike5 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet5 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske5 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar5 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar5 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar5 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook