Lidhu me ne

Mix

10 familjet më të pasura në botë

walton 1024x768

“Bloomberg” ka bërë një renditje të 10 familjeve më të pasura në botë, të cilat së bashku arrijnë shifra marramendëse.

Në krye të kësaj liste renditet familja Walton, me një vlerë neto prej 151.5 miliardë dollarë. Kjo familje ka në pronësi rrjetin e supermarketeve në Amerikë, “Walmart”. Sam dhe Bud Walton themeluan kompaninë në vitin 1962.

Vendi i dytë në këtë listë i takon familjes Koch, vlera neto e të cilës është 98.7 miliardë dollarë. Vëllezërit Charles dhe David Koch zgjeruan kompaninë e rafinerisë së naftës të babait të tyre në konglomeratin “Koch Industries” pasi vëllezërit, Frederick dhe William, dështuan fillimisht në këtë biznes dhe u tërhoqën. Sot, “Koch Industries” gjeneron rreth 100 miliardë dollarë të ardhura në vit.

Familja Mars është e treta në këtë renditje, vlera neto e të cilës është 89.7 miliardë dollarë. Familja Mars ka në pronësi kompaninë më të madhe të çokollatave në botë. Nën këtë brend prodhohen çokollatat e famshme si “M&M”, “MilkyWay”, “Mars” e shumë të tjera.

Vendi i katërt mbahet nga 3 familjet belge Van Damme, de Spoelberch dhe de Mevius, vlera neto e të cilave është 54 miliardë dollarë. Të ardhurat e këtyre familjeve vijnë nga kompania Anheuser-Busch InBev, të cilat janë rritur me 17 përqind vetëm në vitin 2017.

Me një vlerë neto prej 49.2 miliardë dollarë, familja Dumas renditet në vendin e pestë. Dumas kontrollon shtëpinë e modës “Hermes Intrenacional” që nga viti 2013.

Vendi i gjashtë në këtë renditje i takon familjes Wertheimer, vlera neto e të cilës është 45.6 miliardë dollarë. Vëllezërit Alain dhe Gerard Wertheimer kontrollojnë sot Chanel, që vetëm vitin e kaluar arriti 9.6 miliardë të ardhura.

Familja nga India Ambani renditet në vendin e shtatë, vlera neto e të cilës është 43.3 miliardë dollarë. Kjo familje zotëron kompleksin më të madh të rafinerisë në botë, si dhe biznese në të gjithë Indinë.

Gjermanët e Quandt renditen në vendin e tetë dhe konsiderohen si familja më e pasur në Gjermani, vlera neto e të cilës është 42.7 miliardë dollarë. Ata kanë gati 50 përqind të aksioneve të kompanisë BMË, gjithashtu kanë aksione edhe në kompanitë Logwin dhe Gemalto.

Familja amerikane Cargill-MacMillan renditet në vendin e nëntë, vlera neto e të cilës është 42.3 miliardë dollarë. William W. Cargill themeloi gjigantin e agrobiznesit “Cargill Inc.” në 1865. Sot, 23 anëtarë të familjes Cargill-MacMillan zotërojnë 88% të kompanisë.

Dhe vendi i dhjetë është për familjet Boehringer dhe von Baumbach, vlera neto e të cilave është 42.2 miliardë dollarë. Këto familje kontrollojnë kompaninë farmaceutike gjermane “Boehringer Ingelheim”.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook