Lidhu me ne

Radar

Këndvështrim/ Rama, mes klientelës dhe popullit që po e braktis

6 July 2020: OSCE Chairperson-in-Office, the Prime Minister of Albania,  H.E. Edi Rama Addresses the High Level Conference on Anti-Corruption -  Ministry for Europe and Foreign Affairs

Është e dhimbshme t’i paramendosh, e lë më t’i shohësh kolonat e të rinjve shqiptarë që e braktisin vendlindjen. Është rrëqethëse dhe të ngjan një ëndërr e keqe kur lexon se nga dhjetë klandestin që futen në Britaninë e Madhe, katër janë shqiptarë.

Reldar Dedaj

Askush nuk mund t’i besojë më Edi Ramës, i cili, ta zëmë, pa asnjë “preambulë” sociale, amniston pikërisht ata që kanë abuzuar me shtetin; borxhlinjtë e mëdhenj të tatimeve dhe doganave, firmat, ku pushtetarët janë ose bashkëpronarë, ose financojnë fushatat dhe mirëqenien e tyre.

Disa nga këto veprime mund ta bëjnë situatën edhe më keq, por kjo ndodh për shkak se faktorët që e kanë nxitur një gjëndje të tillë janë akumuluar përgjatë këtyre viteve dhe nuk zhbëhen dot me asnjë magji: keqqeverisje, rrënimi ekonomik, papunësia, kapja dhe përdorimi i shtetit, demokracia e manipuluar dhe institucionet jofunksionale. Të gjitha janë këtu. Asgjë nuk ka lëvizur.

Përveç një gjëje: Edi Rama i ka kapur të gjitha. Ka qeverinë, partinë, pushtetin, ekonominë dhe drejtësinë. Por ka edhe një rekord tjetër, nëpër institucione vërshoi një material rural, me këmbët me bajga, që deri para pak kohësh e bënin nevojën pas gardhit. Të gjitha i ka aty. Askush nuk ka ikur.

Kryeministri, pra, është zënë si në morsë mes klientelës dhe popullit që po e braktis. Ngado që të shkosh në Shqipëri do vësh re, se do ndihesh i shtypur nga mungesa e plotë e jetës, ritmit, fëmijëve, të ardhmes. Shqipëria as nuk ëndërron më. Edhe ëndrrën e ka vdekur, hapësirën e vetme të lirisë.

Ndërsa banaliteti i tij ftillohet çdo herë e më tepër, shqiptarët rrinë e dëgjojnë, shohin entuziasmin e rremë të fytyrës që dëshiron të përçojë, ndjejnë mbi mish nguljen e thonjëve të hipokrizisë së tij, por gjithsesi, ata kanë mbërritur, shumë shpejt dhe shumë befasisht të shohin se çfarë e ardhme u është fshehur pas.

Është e dhimbshme t’i paramendosh, e lë më t’i shohësh kolonat e të rinjve shqiptarë që e braktisin vendlindjen. Është rrëqethëse dhe të ngjan një ëndërr e keqe kur lexon se nga dhjetë klandestin që futen në Britaninë e Madhe, katër janë shqiptarë. Nëse dikur shqiptarët i ikin varfërisë, sot, ata i ikin autokracisë që është instaluar këtu, e cila u ka marrë të gjitha, përveç të drejtës që lirshëm ta jetojnë varfërinë e vet.

Prandaj qytetarin shqiptar nuk e do askush, të gjithë janë vërsulur mbi të, si ai zogu-përbindësh, që ia hante shpretkën Prometeut të lidhur. Por ajo çfarë trazon më shumë gjakrat se asgjë tjetër është përshtypja e krijuar për të realizuar patjetër përngjitjen me ata që na sundojnë, me ata që jo pak herë prekin edhe interesat tona, që grabisin një pjesë të madhe të të gjithë pasurisë.

Madje forma të tilla të menduari kanë pushtuar mendjet njerëzore, i kanë stërvitur gjatë, i kanë mbajtur të robëruara deri aty sa kanë arritur të formojnë një lloj admirimi për ata persona që zotërojnë mjetet për të grabitur popullin.

Sot, ndoshta, Shqipëria mund të jetë e gatshme të bëjë përsëri një zgjedhje tjetër. Por pa madhështi, pa forcë dhe pa jehonë, ajo është shterrur nga fuqitë e saj, besimi është rravguar, e ardhmja i duket akoma edhe më e zbehtë se më pare.

MË TEPËR

Kryesore19 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar19 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix23 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix23 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix23 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet23 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal23 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske23 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore24 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore4 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook