Lidhu me ne

Radar

Ka 10 vite që nuk mbaron, kredi tjetër 49 mln dollarë për rrugën e ‘florinjtë’ Qukës-Qafë Plloçë

Ka 10 vite që nuk mbaron, kredi tjetër 49 mln dollarë për rrugën e ‘florinjtë’ Qukës-Qafë Plloçë

Është nënshkruar marrëveshja e huasë mes qeverisë shqiptare dhe Fondit Arab të Zhvillimit për përfundimin e plotë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Kredi do të jetë 49 mln dollarë, ndërsa më herët janë dhënë edhe 25 milionë dollarë. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se kredia ishte me kushte të favorshme, duke pasur paraysh që bota ndodhet në një krizë ekonomike. Përqindja e interesit është 2% dhe afati për shlyerjen e saj është 25 vite.

“Marrëveshja synon përfundimin e plotë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Përfundimi i rrugës shkurton distancën, rrit aktivitetin e biznesit dhe përmirëson turizmin. Synohet përmirësimi i parametrave të infrastrukturës rrugore dhe shkurton distancën me Kapshticën. Të nxisim turizmin në zonën juglindore dhe zhvillimin e bujqësisë. Projekti është në zbatim dhe financohet me 25 milionë dollarë të nënshkruar më herët, dhe një hua tjetër nga banka islamike. Do të marrim edhe këtë hua për rrugën 44 km me 2 korsi, kredia është me terma lehtësuese edhe pse jemi në kulmin e krizës. Afati do të jetë 25 vite, norma interesit është 2% dhe për 5 vite nuk ka pagesë principali”, tha Ibrahimaj.

Kredia e parë për financimin e kësaj vepre është marrë po nga Fondi Saudit për Zhvillim, e firmosur në shkurt të vitit 2013, nga ish-ministri i Financave, Ridvan Bode.  Ky aks rrugor është projektuar që në vitin 2010, por ai është ende larg përfundimit. Në shtator të vitit 2020 ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me dije se për përfundimin e saj nevojiten edhe 105.8 mln USD, prej të cilëve 56.8 mln USD për lotin I dhe II dhe 49 mln USD për lotin III, ndërkohë që nga aprovimi i fondit do të duheshin edhe 22 muaj për të dorëzuar veprën.Gjatësia e segmentit Qukës–Qafë Plloçë është 43,4 km, ndërsa ndahet në 3 lote. Deri 1 vit e gjysmë më parë, në lotin e parë ishin kryer 86.52% e punimeve, në lotin e dytë punimet kishin avancuar në masën 84.36%, ndërsa në lotin e tretë, në masën 51%. Aksi Qukës-Qafë Plloçë është pjesë e korridorit rrugor Tiranë-Korçë dhe parashikon të ulë me 1 orë rrugën nga kryeqyteti për në juglindje.

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix20 orë më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix20 orë më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix20 orë më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar20 orë më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix20 orë më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike20 orë më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Mix20 orë më herët

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit...

Mix20 orë më herët

Nga antioksidant në antibakterial, pse mjalti është një superushqim

Mjalti mbetet gjithmonë superushqimi ynë. Sot, më 20 maj festohet Dita Botërore e Bletëve, e themeluar në vitin 2017 nga...

Mix20 orë më herët

Dua Lipa kalon Taylor Swift, shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

Ka ndodhur një ndryshim i madh në fronin e transmetimeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Dua Lipa ka mposhtur në...

Facebook