Mix
3 qytetet evropiane me tarifat më të larta të hoteleve
Rritja më e madhe e tarifave mesatare të hoteleve në Evropë këtë vit është shënuar në qytete si Barcelona, Berlini dhe Parisi, sipas analizës së fundit të kryer nga kompania e menaxhimit të udhëtimeve, TravelPerk.
Analiza zbulon se fluturimet ndërmjet Londrës dhe Berlinit kanë pasur gjithashtu rritjen më të madhe të tarifave mesatare, shkruan Schengen Visa Info.
Sipas shifrave, në Evropë, tarifat mesatare të hoteleve u rritën me 48 për qind në Barcelonë, në 153 euro dhe me 38 për qind në Berlin dhe Paris, përkatësisht në 130 dhe 198 euro.
Në destinacionet më të rezervuara të TravelPerk, Londër dhe Amsterdam, tarifat mesatare ditore u rritën përkatësisht me 22 për qind në 200 euro dhe 36 për qind në 184 euro.
Në të njëjtën kohë, kostoja e udhëtimit hekurudhor gjithashtu u rrit ndjeshëm me tarifat në pesë linjat kryesore të TravelPerk, me 25 për qind ose më shumë midis tremujorit të parë dhe të dytë.