Lidhu me ne

Kryesore

PD ngre 5 pyetje për inceneratorët: Vjedhja 430 mln € tregon se qeveria është ortake ose përfituese e tyre

PD ngre 5 pyetje për inceneratorët: Vjedhja 430 mln € tregon se

Deputetja demokrate Ina Zhupa i ka drejtuar qeverisë 5 pyetje të reja lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në deklaratën e bërë nga selia blu, Zhupa tha se duke parë përmasat e aferës së inceneratorëve që duhej të digjnin mbeturina, por në fakt nuk janë funksionalë, tregojnë se qeveria ose është ortake me to ose përfituese e 430 milionë euro.

Zhupa ngriti 5 pyetje duke u përqendruar tek inceneratori i Fierit dhe përfshirja e Armando Subashi n aferë. 

Deklarata e Ina Zhupës:

Nga Tirana në Elbasan dhe nga Elbasani në Fier, afera e inceneratorëve po qelb vendin, dhe i bën të mbajnë erë organet e drejtësisë, që nuk e çojnë hetimin te ‘koka’, por merren me bishtat.

430 milion euro për djegësit që nuk djegin. 

Inceneratori i Fierit ka shumë gjëra për të thënë por mjafton të kujtojmë se Klodian Zoto pagoi veten nëpërmjet dy kompanive të tij, 23 Milionë Euro për punë që nuk janë kryer. Një qeveri që jep paratë në këtë formë mund të jetë më së paku ortake, ose vetë përfituese e këtyre parave.

Shkeljet edhe çuditë vazhdojnë, Inceneratori i Fierit ka marrë kredi, me garanci sovrane, 69 milion lekë për paga ndërkohë që këto paga paguheshin me paratë e buxhetit të shtetit.

Në këtë vjedhje të shkallës industriale janë të përfshirë, që nga ‘luanët’ dhe ‘tigrat’ e qeverisë, e deri te çakallët e pushtetit lokal. Ata që fshihen sot në kërkim, Zoto-Mërtiri-Gugallja, janë vetëm hienat që kanë lëpirë çfarë u kanë lënë ‘mbretërit’ e xhunglës së pushtetit.  

Sot kemi pesë pyetje për inceneratorin e Fierit:

1- Pse kryebashkiaku Armando Subashi, zgjodhi një truall privat për inceneratorin e Fierit, edhe pse Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Bashkisë i vendosi në dispozicion 10 troje publike ku mund te ndërtohej inceneratori? 

2- Pse, pasi zgjedh token private para tokës publike e shpronëson atë me çmim dyfish: plot 460 mln lekë?

3- Pse dhe kush e ndryshoi destinacionin e tokës finale për ndërtimin e inceneratorit, nga ‘tokë arë’ në ‘tokë truall’ për t’i rritur çmimin në mënyrë fiktive? 

4- Pse, dhe si, mund te lejohet që pasuria publike të jetë garanci bankare në favor të koncesionarit, siç e ka lejuar Subashi?

5- Si është e mundur që për shpronësimin e pasurisë Alqi Bllako dhe Lefter Koka janë sot në burg ndërsa Armando Subashi, i cili ka kryer pagesat e shpronësimit, vazhdon të mbetet akoma i lirë? Për të njëjtat fakte, për të njëjtat shkelje dhe nuk arrestohet autori kryesor për shpronësimin e paligjshëm.

Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por të vështira për drejtësinë e kapur.

Ne kemi një përfundim: Të gjitha këto ndodhin SEPSE ATA I NDAJNË PARATË SË BASHKU.

Të dashur shqiptarë, ju si mendoni?

MË TEPËR

Radar4 minuta më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore6 minuta më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal13 minuta më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix60 minuta më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar2 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Aktualitet2 orë më herët

Veliaj, kurban i bosit jo i “Qerosit”

Armand Shkullaku Ata që shumëfishojnë goditjet e Erionit ndaj një prokurori të veçantë, më shumë se çmontimin e një procesi,...

Radar2 orë më herët

Debati Trump-Zelensky pati mbi 150 milionë klikime në X

Videoja e debatit Trump-Zelensky në Zyrën Ovale u bë virale në X, rrjeti social në pronësi të Elon Musk. Videoja...

Mix2 orë më herët

“Anora” triumfon në ‘Oscars 2025’, merr 5 statuja të arta

Në një natë të mbushur me yje dhe ngjyra të pafundme, filmi “Anora” është shpallur triumfues në ceremoninë e ndarjes...

Mix2 orë më herët

“Anora”, Brody dhe Madison fituesit e mëdhenj të çmimeve “Oscar”

Aktorët amerikanë Adrien Brody dhe Mikey Madison ishin ndër fituesit e mëdhenj të çmimeve Oscar, në një natë ku filmi...

Mix2 orë më herët

Edhe Zendaya i bashkohet “Shrek 5”

Zendaya do t’i bashkohet ‘Shrek’, i cili debutoi në ekranin e madh 24 vjet më parë. Universal Pictures ka konfirmuar...

Facebook