Lidhu me ne

Radar

Ky vend dreqi ku po rrisim fëmijët

Ishte vetëm 7 vjeç dhe humbi jetën… Nga të paktat herë kur në dreq zanati që kam të dridhen duart të shkruash një lajm. Më shkon në mendje që dhe vajza ime ka të njëjtën moshë. Në trup të shkojnë mornica. Mund të ishte vajza ime. Mund të ishte vajza jote. E të gjithëve ne që kemi vendosur të rrisim fëmijët në këtë m.. vendi.

Nuk ishte një aksident. Ishte një ngjarje e paralajmëruar. 2 herë të tjera vetëm në 2 muajt e fundit. Por askush nuk u mor seriozisht prej atyre që kanë detyrimin dhe paguhen për ta bërë një gjë të tillë. Ata u kujdesën vetëm të shpërndanin lajme se po punonin.

Ministri mbledh drejtorët. Drejtori mbledh drejtorët e tjerë. Urdhra. Fjalë të bukura. Angazhime. Një lajm në TV. Një tjetër drejtor që del para kamerave. Me pamje nga deti. Shifra. Në fakt në terren gjithçka vijon si më parë.

Skafe dhe gomone që fluturojnë mbi kokat e pushuesve. Një garë e çmendur e pak njerëzve kush të bëjë akrobacinë më të paparë në ujë. Kujt dreqin i duhet ky lloj sporti?

Por edhe nëse dikush paska të drejtën e kësaj kënaqësie, si ka mundësi që çdo vit ndodh e njëjta gjë dhe askush nuk nxjerr mësime? Askush nuk mban përgjegjësi. Sepse këtu askush nuk dënohet. Kush ka lekë, miq dhe lidhje me pushtetin ia hedh pa lagur.

Sepse asaj krijese të pafajshme me sytë e detit nuk ia mori jetën një ngjarje aksidentale, por arroganca. Është pikërisht arroganca e njerëzve të veshur me pushtet dhe para të cilët të qeshin në fytyrë nëse u përmend ligjin. Rregullat janë vetëm për të varfrit. Vetëm ata shkojnë në burg.

Dreq vendi ku po rrisim fëmijët.

Ta marrin nga duart kur shkon me pushime. Të përplasin kur kalon vijat e bardha. Nuk të japin mjekim kur shkon në spital nëse nuk “kollitesh” më parë. U ble barna kur sëmuren që një zot e di nga kanë ardhur dhe çfarë efektesh kanë. Dridhesh të mendosh që frutat dhe perimet që u vë çdo ditë në tavolinë janë të dendura me pesticide dhe hormone. Nuk mund ta imagjinosh se në ëmbëlsirën dhe akulloren që ai të është lutur t’ia marrësh ka vaj palme.

E dërgon në shkollë dhe përpara të del një mësues i ardhur nga shkolla e patronazhistëve të partisë. Se tashmë është turp që në 7 mars t’i bësh lule si dhuratë nëse nuk ka dhe një çantë apo zarf. Të dridhen këllqet kur dëgjon se në shkolla punojnë si mësues dhe roje ngacmues seksualë. Çmendesh të mendosh që djali yt ka lënë mësimin për të provuar një cigare hashash që e gjen kollaj në cepat e shkollave. Apo kur testi i maturës del më përpara në Facebook sesa u shpërndahet në klasa.

Por edhe nëse e mbaron një shkollë dhe merr një diplomë, për të futur fëmijën tënd në punë do shkosh sërish kokulur te patronazhsti i partisë. Ta shohësh në ditë të syrit me përulësi. Një tjetër zarf duhet ta kesh bërë gati gjithsesi.

Dreq vendi ku po rrisim fëmijët.

Është dita kur mendon se ke bërë gabimin më të madh në jetë që nuk ike edhe ti nga sytë këmbët jashtë vendit si komshiu yt. Kur mallkon vetën që nuk e provove një herë lotarinë amerikane. Dita kur thua pse nuk ia mbathe në Itali apo Gjermani ku edhe pse mund të laje pjata do ishe më i sigurt.

Ky nuk është më vend për të rritur fëmijët.

Jo sepse është i varfër. Jo se është i prapambetur. Jo sepse ligjet nuk janë të plota.

Ky vend ka vrarë shpresën.

©Facebook – Altin Janaqi

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook