Sport
Kur Ervin Skela “gjunjëzonte” legjendën Oliver Kahn
Duelet ndërmjet Bayern Munchen dhe Eintracht Frankfurt kanë rezervuar gjithmonë gola spektakolarë. Faqja zyrtare e Bundesligës publikoi një kolazh me 10 golat më të bukur, pjesë e të cilit ishte edhe ai i shënuar nga Ervin Skela.
Vlonjati ka qenë protagonist absolut i përballjes historike, duke shënuar një prej rrjetave më të bukura në historinë e kësaj sfide. Ishte sezoni 2003-2004, kur fantazisti shqiptar aktivizohej në radhët e “Shqiponjave”.
Ai e dërgoi topin në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga portieri legjendar Oliver Khan, me një goditje standarde nga jashtë zonës. Pavarësisht golit fantastik të Skelës, Bayern e fitoi 3-1 atë ndeshje.
Disa prej golave të tjerë të klasifikuar si më të bukurit, janë shënuar nga emra si Sane, Rafinha apo Lewandowski dhe Franck Ribery.