Lidhu me ne

Mix

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk hani bukë

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk hani bukë

Kohët e fundit, shumë njerëz po ndjekin regjime ushqimore që synojnë eliminimin e karbohidrateve për një kohë të caktuar. Me karbohidrate e kemi fjalën me bukën, makaronat, pijet e gazuara, sheqerin e të tjerë, të cilat për shumë ekspertë janë fajtorë për shëndoshjen dhe mbipeshën.

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk hani bukë

Përpara se të ndërmerrni një hap të tillë, lexoni në AgroËeb.org se çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani bukë.

Më pak ujë në trup

Në momentin që vendosni të hiqni dorë nga buka dhe kufizoni karbohidratet do të vëreni se pesha juaj do të pësojë një ndryshim të shpejtë. Mos u habisni. Në këtë pikë, trupi nuk shkrin depozitat dhjamore por çliron ujin e tepërt në trup. Konsumi i karbohidrateve shoqërohet me një akumulim të tepërt të ujit në organizëm që shkakton edhe një fryrje të madhe.

Mungesë energjie

Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë për trurin. Kur njeriu heq dorë nga karbohidratet organizmi plogështohet sepse në vend të glukozës djeg ketone për energji. Ky fenomen njihet si ‘gripi i karbohidrateve’ sepse simptomat janë të ngjashme. Njeriu përballet me tharje të gojës, lodhje, dobësi, marramendje, probleme me gjumin dhe mjegullim të trupit.

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk hani bukë

Më pak neps

Karbohidratet rritin nepsin dhe aktivizojnë shumë pika varësie në tru. Mungesa e tyre do ta përshtasë trurin me nevoja të reja. Në vend të ushqimeve jo të shëndetshme do të hani më shumë ushqime me fibër dhe më pak sheqer. Ul rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës dhe diabetit Karbohidratet e përpunuara, ku bën pjesë edhe buka, rrisin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2. Drithërat e shëndetshme nga ana tjetër janë ato që nuk përpunohen dhe lihen në gjendjen e tyre të plotë. Këto drithëra ulin kolesterolin dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ishemisë, mbipeshës dhe diabetit të tipit 2.

Më pak energji

Siç e thamë edhe më lart, karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë në organizëm. Në mungesë të tyre, trupi është i plogësht dhe më pak energjik. Kjo mund të zgjidhet duke konsumuar drithëra të plota të cilat janë një burim i shkëlqyer i hekurit, magnezit dhe vitaminave B.

Problemet me tretjen

Konstipacioni është një efekt anësor i heqjes dorë nga buka dhe karbohidratet në përgjithësi. Sistemit tretës i duhet pak kohë të përshtatet me këtë regjim të ri, ndaj ekspertët rekomandojnë konsumin e shumë perimeve dhe frutave dhe pirjes së ujit.

Luhatje me humorin

Karbohidratet rrisin nivelet e serotoninës të çliruar në tru, ndaj në mungesë të tyre, njeriu është më i acaruar dhe përballet me luhatje të humorit. Prandaj, ekspertët sugjerojnë marrjen e suplementëve të magnezit e mineraleve të tjera të rëndësishme për trurin.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

3 ushqimet më të mira që duhet t’i hani në mëngjes

Studime të shumta kanë konfirmuar se mëngjesi është me të vërtetë një vakt i rëndësishëm. Njerëzit që janë mësuar të...

Mix7 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix7 orë më herët

Doni fëmijë të zgjuar? 8 mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri  lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një...

Mix7 orë më herët

Diabetikët, ushqimet më të mira për rënien nga pesha

Për njerëzit që vuajnë nga diabeti, mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme është e një rëndësie të madhe. Pesha e...

Mix8 orë më herët

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes dhe kujdesi që duhet të tregoni

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush...

Mix13 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske14 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix14 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix15 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix15 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Facebook