Lidhu me ne

Radar

Ngjarja e Himarës, analisti për qëndrimin e Ramës: Kur gjithçka e ndërton mbi gënjeshtër, s’të pëlqen ‘pasqyra’

Ngjarja e Himarës, analisti për qëndrimin e Ramës: Kur

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama mbi ngjarjen e ndodhur dje në Himarë ku një 7-vjeçare humbi jetën si pasojë e goditjes nga një skaf.

I ftuar në News 24, Lubonja tha se Rama e ka ndërtuar gjithçka mbi gënjeshtra dhe propaganda, dhe në momentin kur media apo opozita i reflektojnë të vërtetën, kryeministrit nuk i pëlqen.

Lubonja ngre si shqetësim mungesën e reflektimit për ngjarjen në Himarë, teksa shprehet se drejtësia e  kapur nuk jep më garanci për qytetarët.

“Është në natyrën e tij dhe kulturën tonë thyerja e pasqyrës. Meqë në fillim kemi thënë që opozita e media është pasqyra që shohim veten e ti respektosh si pushtete të ndara, kur gjithçka e ndërton me propagandë e gënjeshtër, nuk i do pasqyrat, do thyesh pasqyrën. Opozita e ka përdorur për qëllimet e veta politike, por shih problemin ku e ke. Si ka mundësi që të fortët kanë kapur gjithçka dhe raportin që ke me ta, i ke përdorur për votat, i lufton dot apo jo. Pastaj kapet me Metën e Saliun.

Ajo që më shqetëson është se nuk ka reflektim. ‘Krimi mbjell krimin’, kur bën krim kërkon ta mbulosh e do bësh krim tjetër. Më shqetësuese është që është kapur edhe drejtësia, e cila nuk vepron e nuk të jep garanci. Kur drejtësinë e bën “Kadiu”…

Ky person ka hyrë në një zonë që nuk duhet të hyjë sepse ai vetë e di se është polic. Ti duhet ta dish që nuk mund të hysh me një skaf të tillë në një zonë ku ka plazhistë edhe nëse nuk ka pasur shënjestrues.

Meqë ky e di ligjin e shkel sepse nuk ka frikë nga ligji, se thotë kam bërë për këtë parti e këtë pushtet. Ky është problem i madh. Drejtësia duhet të veprojë që këtyre njerëzve të mos u japë këtë guxim”, u shpreh Lubonja.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar2 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix2 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook