Lidhu me ne

Kryesore

Pesë pyetjet e Malltezit për Inceneratorët: Pse u kaluan dje 2 miliard lekë në kontot e të shpallurve në kërkim Zoto dhe Gugallja

Partia Demokratike vijon me denoncimet lidhur me inceneratorët. Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi doli në një deklaratë nga selia blu për të ngritur pesë pyetje lidhur me inceneratorët.

Pyetja e tij e parë ishte: “Pse, pavarësisht faktit se Inceneratori i Fierit nuk funksionon, Edi Rama dhe Belinda Balluku derdhën dje, me 1 Gusht 2022, 3 herë nga 627 milion lekë në kontot e Zotos dhe Gugalljes?”

Malltezi vijon të pyesë se pse, edhe kur ka një urdhër arresti ndërkombëtar, si për Zoton dhe Gugalljan, në llogaritë e tyre vazhdojnë të derdhen qindra miliona lekë.

DEKLARATA E PLOTË

Lobohet shumë për ta varrosur aferën e inceneratorëve, që ka gëlltitur qindra miliona euro, dhe vazhdon t’i marrë qytetarëve shqiptarë miliona të tjera, siç do ta dëshmojmë tani.  

Publiku e meriton, dhe duhet ta dijë, se në Partinë Demokratike është kthyer opozitarizmi pa kompromise dhe me kohë të plotë. 

Për këtë arsye, unë ose ekspertë të tjerë të mjedisit, ligjit, antikorrupsionit, apo eksponentë të Partisë Demokratike, duke filluar që sot, do të dalim çdo ditë në këtë foltore për të bërë “pesë pyetje për inceneratorët”.

E fillojmë me një fakt tronditës për ne dhe një vjedhje rutinë për ata:

Klodian Zoto & Stela Gugallja përfituan dje në kontot e tyre bankare, 3 herë brenda ditës nga 627 milion lekë nga Belinda Balluku. Para dy ditesh ishte Erion Veliaj që i ‘qerasi’ me 878 milionë lekë.

Ja edhe pesë pyetje të thjeshta:

  1. Pse, pavarësisht faktit se Inceneratori i Fierit nuk funksionon, Edi Rama dhe Belinda Balluku derdhën dje, me 1 Gusht 2022, 3 herë nga 627 milion lekë në kontot e Zotos dhe Gugalljes?
  2. Pse, edhe kur ka një urdhër arresti ndërkombëtar, si për Zoton dhe Gugalljan, në llogaritë e tyre vazhdojnë të derdhen qindra miliona lekë?
  3. Pse, pavarësisht faktit se Inceneratori i Tiranës është imagjinar, ende nuk i janë hedhur as themelet, Erion Veliaj çon 878 milionë lekë në kontot e Zotos dhe Gugalljas?
  4. Pse SPAK nuk sekuestron produktet e korrupsionit të Edi Ramës?
  5. Pse, kur na thuhet se nuk ka lekë për të kompensuar rritjen e cmimeve për shtresat në nevojë; nuk ka lekë për të pastrehët nga tërmeti; nuk ka lekë për të kompensuar rritjen e cmimit të naftës dhe ushqimeve; paska qindra miliona lekë për partnerët e Edi Ramës, si Klodian Zoto e Stela Gugallja, me urdhër arresti ndërkombëtar?  

Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por shuuumë të vështira për drejtësinë e kapur nga Edi Rama.

Ne kemi një përfundim: të gjitha këto ndodhin SEPSE ATA I NDAJNE PARATE SE BASHKU. Të dashur shqiptarë, ju si mendoni?

MË TEPËR

Radar17 minuta më herët

Gjenocidi i heshtur: 326 të vdekur nga uria, 14 mijë foshnja në prag vdekjeje, Netanyahu mbyll dyert e jetës në Gaza

Ndërsa OKB ul sirenat e alarmit, Perëndimi ngurron të veprojë: A po ndëshkohet një popull i tërë para syve tanë?...

Radar24 minuta më herët

Berisha “mbron” Jorida Tabakun, Adriana Kalaja: Do vijë dita kur Berisha do më japë të drejtë, këtu do jemi

Qëndrimi i kandidates së Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Adriana Kalasë ndaj koleges së saj demokrate, Jorida Tabakut, mesa...

Mix2 orë më herët

Mbi kinemanë nga Robert Bresson

Disa e konsiderojnë si regjisorin më të madh, të parin dhe të vetmin.Të tjerë duket se e kanë të vështirë...

Mix2 orë më herët

Ushqimi mesdhetar: Sekreti i jetëgjatësisë dhe mirëqenies

Në brigjet e Mesdheut, nga Italia në Greqi, nga Spanja në Shqipëri, jeton një stil ushqimi që është më shumë...

Mix3 orë më herët

4 hotele ikonike ku janë xhiruar filma të famshëm, ku mund të qëndroni

Ka vende që i njohim nga kinemaja, skena që ngjallen në kujtesë me ndjenja të veçanta — romantike, misterioze, dramatike....

Mix3 orë më herët

5 zakone të thjeshta që ndjekin gratë e suksesshme!

Suksesi nuk është gjithmonë rezultat i orëve të gjata apo sakrificave të mëdha. Shpesh është rezultat i zakoneve të vogla,...

Mix3 orë më herët

Plazhet më të mira në botë sipas “Lonely Planet”

Platforma e njohur e udhëtimit Lonely Planet ka bërë kërkime në të gjithë botën për të përpiluar renditjen e plazheve,...

Aktualitet3 orë më herët

Katër herë rresht që thotë më vodhi Rama, atëhere pse nuk ikën kur s’je i aftë të mbrosh votat?

Nga Spartak Ngjela Saliu sërish sot si edhe para katër vitesh po thotë se atij ia kanë vjedhur votat. Po...

Kioske3 orë më herët

Roli i viktimës është roli më i dështuar i Berishës

nga Indrit Vokshi Problemi i Sali Berishës është se nuk i ngjit roli i viktimës Kur thotë “Këto janë zgjedhjet...

Mix4 orë më herët

Pse duhet kolagjeni?

Kolagjeni është një nga proteinat më të rëndësishme në trupin e njeriut – ai përbën rreth 30-40% të të gjitha...

Facebook