Lidhu me ne

Radar

Denoncimi i PD: Pse u kaluan dje 2 miliard lekë tek administratorët e inceneratorëve? Veliaj i ‘qerasi’ me 878 mln lekë

Pse, edhe kur ka një urdhër arresti ndërkombëtar, si për Zoton dhe Gugalljan, në llogaritë e tyre vazhdojnë të derdhen qindra miliona lekë?

Denoncimi i PD: Pse u kaluan dje 2 miliard lekë tek administratorët e

Partia Demokratike ka ngritur disa pyetje të tjera lidhur me çështjen e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat, anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi deklaroi se po lobohet shumë për të “varrosur” të ashtëquajturën aferë e inceneratorëve, që sipas tij, ka marrë qindra miliona euro.

Ai bëri me dije se Partia Demokratike, duke filluar që sot, do të dalë çdo ditë për të bërë “pesë pyetje për inceneratorët”. Malltezi theksoi se administratorët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Stela Gugallja përfituan dje, 3 herë brenda ditës nga 627 milion lekë nga qeveria. Ai shtoi se para dy ditësh ishte Erion Veliaj që i ‘qerasi’ me 878 milionë lekë.

Pyetjet që ngriti Malltezi: 

1.Pse, pavarësisht faktit se Inceneratori i Fierit nuk funksionon, Edi Rama dhe Belinda Balluku derdhën dje, me 1 Gusht 2022, 3 herë nga 627 milion lekë në kontot e Zotos dhe Gugalljes?

2.Pse, edhe kur ka një urdhër arresti ndërkombëtar, si për Zoton dhe Gugalljan, në llogaritë e tyre vazhdojnë të derdhen qindra miliona lekë?

3.Pse, pavarësisht faktit se Inceneratori i Tiranës është imagjinar, ende nuk i janë hedhur as themelet, Erion Veliaj çon 878 milionë lekë në kontot e Zotos dhe Gugalljas?

4.Pse SPAK nuk sekuestron produktet e korrupsionit të Edi Ramës?

5.Pse, kur na thuhet se nuk ka lekë për të kompensuar rritjen e cmimeve për shtresat në nevojë; nuk ka lekë për të pastrehët nga tërmeti; nuk ka lekë për të kompensuar rritjen e cmimit të naftës dhe ushqimeve; paska qindra miliona lekë për partnerët e Edi Ramës, si Klodian Zoto e Stela Gugallja, me urdhër arresti ndërkombëtar?  

MË TEPËR

Radar23 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook