Mix
Amber Heard shet shtëpinë pasi humbi gjyqin me Johnny Depp
Aktorja Amber Heard dhe Johnny Depp
Aktorja Amber Heard ka shitur shtëpinë e saj në Kaliforni pasi humbi gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp.
Heard thuhet se ka siguruar 500 mijë dollarë fitim duke shitur shtëpinë prej 820 mijë paund në Yucca Valley.
Faqja e lajmeve “CNN” thekson se kishte folur me pronarin e ri i cili tha se ai ishte marrë me agjentët e aktores për marrëveshjen dhe jo drejtpërdrejt me të, raporton “standard.co.uk”.
Aktori Depp paditi aktoren për shpifje për një artikull të dhjetorit 2018 që ajo shkruajti në Washington Post, për të cilin avokatët e tij thanë se ai e kishte abuzuar me të ndërsa ishin bashkë.
