Lidhu me ne

Mix

10 shkaqet e mungesës së vitaminës D

Ҫfarë është Vitamina D?
Vitamina D quhet ndryshe edhe vitamina e Diellit. Ajo është një element i rëndësishëm për shëndetin kockor dhe jo vetëm. Trupi ynë e siguron vitaminën D nëpërmjet ekspozimit në diell (rrezet UV-B) dhe dietës ushqimore. Kjo lloj vitamine D që sigurohet nga jashtë duhet të përpunohet në mëlçi dhe veshka që të ushtrojë efektin e saj në kocka.

Cilat janë efektet e Vitaminës D?
Vitamina D nxit thithjen e kalçiumit në zorrë. Ajo është elementi bazë që rregullon metabolizimin e mineraleve në kockë. Falë saj dhe kalçiumit të rriturit mbrohen nga osteoporoza dhe osteomalacia, dy sëmundje që e dobësojnë kockën dhe rrisin riskun për fraktura. Vitamina D parandalon rakitizmin dhe kariesin dentar te femijët . Por efektet e saj nuk janë vetëm në kocka. Vitet e fundit po bëhen studime të cilat kanë hedhur dritë mbi të tjera efekte shumë të rëndësishme të kësaj vitamine në trupin tonë. Diskutohet roli i saj mbrojtës kundër disa lloje kanceri si psh; i zorrës së trashë, i gjirit dhe i prostatës.

Kush janë shkaqet e mungesës së Vitaminës D në trup?
Tek fëmijët e vegjël shkak kryesor është ushqyerja ekskluzivisht me qumësht gjiri dhe mosekspozimi në diell. Qumështi i gjirit ka nivele shumë të ulëta të kësaj vitamine. Mbyllja e fëmijëve në kopshte dhe qendra kursesh pa u ekspozuar në ambjente të hapura me diell është një shkak tjetër i uljes së vitaminës D tek fëmijet. Për të rriturit shkaku kryesor është mungesa e ekspozimit në diell.

How vitamin D can improve muscle strength

Rrezatimi UV-B që është burimi kryesor i Vitaminës D ndikohet nga disa faktorë. Ndër to mund të përmendim stinën e vitit (në dimër ka me pak rreze UV-B në krahasim me verën), ora ditore (paradite ka më shumë rreze UV-B), prania e reve në qiell (retë reduktojnë rreth 50% rrezatimin UV-B), niveli i smogut (ndotja e ajrit e ul deri në 60 %) dhe prania e melaninës në lëkurë. Rrezatimi UV-B nuk e depërton xhamin prandaj qëndrimi në ambjente të mbyllura dhe qarkullimi me makina na rrezikon për nivele të ulëta të vitaminës D. Masat parandaluese që marrim cdo ditë ndaj kancerit të lëkurës me kremrat mbrojtës ( SPF > 10) janë një tjetër pengesë për prodhimin e vitaminës D nga lëkura. Duhet theksuar se njerëzit nuk e aplikojnë si duhet kremin mbrojtës (disa herë në ditë, në të gjitha sipërfaqet e zbuluara) prandaj lëkura megjithëse me krem mbrojtës arrin të sintetizojë vitaminën D.

Cilat janë shenjat e mungesës së vitaminës D?
Tek fëmijët mungesa e saj manifestohet si vonesë në ngritjen në këmbë (shumica e fëmijeve ecin në moshën 10-15 muajsh). Fëmijët me ulje të vitaminës D preferojnë më shumë të rrinë ulur sesa të ecin. Ata kanë një harkim karakteristik të kockave të këmbëve dhe vonesë të mbylljes së fontanelave në kokë. Të rriturit si rezultat i mungesës së vitaminës D kanë ngërce muskulare të vazhdueshme dhe dhimbje. Kocka e kërcirit bëhet e dhimbshme kur krijojmë presion mbi të. Por shenjat jane prezente vetëm në raste të avancuara. Përgjithësisht nuk ka asnjë shenje trupore, prandaj është e rëndësishme që personat e rrezikuar të bëjnë matjen e vitaminës D në gjak.

Një dietë e pasur me vitaminë D është faktor mbrojtës. Ushqime të pasura me vitaminë D janë merluci, qumështi dhe drithërat e fortifikuara me vitaminë D, peshku ton, peshku shpatë dhe salmoni, lëngu i portokallit, sardelet, mëlcitë e viçit dhe kërpudhat.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook