Mix
Fruti i verës që hidraton dhe forcon sistemin imunitar
Fruti i verës që hidraton dhe forcon sistemin imunitar
Pjesë e pandashme e pushimeve verore, shalqiri nuk konsiderohet rastësisht si mbreti i frutave të verës, pasi përveç ëmbëlsisë, ofron edhe shumë përfitime për shëndetin tonë.
Por përveç shijes unike dhe ngjyrës së kuqërremtë, shalqiri përmban edhe shumë lëndë ushqyese, të cilat i përmendim më poshtë.
I pasur me vitamina– Sado që shpesh duam të hamë të gjithë pjatën, e marrë në sasi, një filxhan shalqi përmban vetëm 46 kalori, vitamina A, C, B6 dhe kalium. Vitamina A është e rëndësishme për shëndetin e lëkurës dhe syve, ndërsa vitamina B6 ndihmon trupin të shpërbëjë proteinat që merrni nga ushqimi dhe është gjithashtu e rëndësishme për sistemin imunitar dhe funksionin nervor. Ndërkohë, kaliumi rregullon presionin e gjakut dhe funksionin nervor.
Aleat i sistemit imunitar– Shalqiri përmban më shumë likopen se çdo frut apo perime tjetër e freskët, gjë që e bën atë efektiv në luftën kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të syve të lidhura me moshën. Përveç kësaj, kontributi i vitaminës C është në forcimin e sistemit imunitar si dhe ndihmon në përthithjen e hekurit.
Shuan etjen- Nëse mendoni se nuk po hidratoni mjaftueshëm në ditët e nxehta të verës, atëherë mund të rrisni konsumin e shalqirit. 92% e këtij fruti përbëhet nga uji dhe është ideal për të mos dehidratuar në ditët e nxehta.
Shalqiri më i shijshëm dhe më i pjekur është ai që është i fortë, simetrik dhe i rëndë. Një tjetër shenjë që mund të kërkoni në zgjedhjen e shalqinit, është pika e verdhë në pjesën e poshtme të tij. Nëse njolla është shumë e zbehtë ose e bardhë, mund të jetë këputur shumë herët dhe nuk është pjekur ende.