Lidhu me ne

Radar

Abi Malltezi denoncon: Administrata e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës mbi 3 milion euro borxhe në OSHEE, buxheti shkon për patronazhistët


Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Abi Malltezi ka kujtuar incidentin e ndodhur në ditën e zgjedhjeve lokale në Spitallë të Durrësit, në Shkollën “Naim Babameto” ku u kofliktua me anëtarë të Partisë Socialiste.

Ai ka publikuar një foto të datës 6 Mars ku një patronazhiste e PS-së siç shprehet ai, u fotografonte votuesve kartën e identitetit përpara se t’i drejtoheshin QV-së për të votuar. Por të tjerë punonjës të Ujësjellës Kanalizimeve, nxituan dhe i morën telefonin Malltezit për ta penguar të filmonte.

“Grabitën celularin dhe fshinë videon dhe e kthyen celularin veç kur iu tha se kjo grabitje është vepër penale dhe shkollën e kthen në vendngjarje krimi ndaj duhet të vijë policia.”- tha Malltezi i cili shton se kjo skemë ishte përsëritur në dy zgjedhjet e fundit mirëpo ish-kryetari Lulzim Basha sipas tij kishte vendosur ta mbante mirë me pushtetin.

Malltezi vijon denoncimin duke thënë se Administrata e Ujësjellës Kanalizime Durrës ishte ndërmarrje e falimentuar pasi ka mbi 3 milion euro borxhe në OSHEE nga mos pagesa e faturave të energjisë. Dhe sipas tij gjithë buxheti shkon për Patronazhistët duke evidentuar një 5-fishim të stafit nga 160 në 830 punonjës brenda 8 vitesh.

Denoncimi i Malltezit

Rama falimenton shtetin për të kap pushtetin! Krimi, frikësimi dhe patronazhistët në themel të pushtetit.

Foto është e datës 6 Mars 2022 në shkollën Neim Babameto në Spitallë.

Patronazhistja e PS dhunon ligjin për t’i shërbyer grabitësve të pushtetit.

Shkeljet e ligjit përfshijnë qoftë prezencën e militantëve të PS dhe materialeve propaganduese brenda shkollës ku ndodhen qendrat e votimit, dhe qoftë frikësimin që i bëhet votuesve duke i detyruar që të paraqesin dhe t’u fotografohet karta e identitetit nga patronazhistja e PS përpara se të shkojnë në QV për të votuar.

Sapo mora vesh për këtë veprim filmova në mënyrë demonstrative paligjshmërinë, gjë që tërboi mbi 30 punonjës të KUZ Durrës që ishin aty në gatishmëri për të siguruar vota për hajdutët në pushtet.

Grabitën celularin dhe fshinë videon dhe e kthyen celularin vec kur ju tha se kjo grabitje është vepër penale dhe shkollën e kthen në vendngjarje krimi ndaj duhet të vijë policia.

Mora vesh se kjo skenë me Patronazhisten e PS që fotografonte kartat e votuesve ishte përsëritur edhe në dy votimet e fundit por ish-kryetari kish preferuar të mos ndihej për paligjshmërinë e zgjodhi ta mbante mirë me pushtetin dhe banditët sesa të mbronte të drejtat e qytetarëve!

Mora vesh gjithashtu se KUZ Durrës ishte ndërmarrje e falimentuar pasi ka mbi 3 milion euro borxhe në OSHEE nga mos pagesa e faturave të energjisë dhe se KUZ Durrës gjithë buxhetin e ka për Patronazhistët duke 5-fishuar stafin nga 160 në 830 punonjës brenda 8 vitesh! Bingo bën të gjesh 5 inxhinierë ujrash në KUZ Durrës! Pra falimentojnë shërbimet publike për të kap pushtetin e vjedh me banditët! Trishtim!

Incidenti detyroi PS që të hiqte patronazhisten nga mjediset e shkollës dhe QV-ve, si edhe i tregoi qytetarëve se demokratët do përballen me paligjshmërinë me ccdo ccmim!

Për pak minuta në vendngjarje erdhën Oerd Bylykbashi dhe Adi Muka që u njohën me ngjarjen dhe denoncuan në media dhunimin e ligjit nga pushteti hajdut, por ish kreu i PD nuk e gjeti me vend të vinte pasi kish kohë që ish pajtuar me paligjshmërinë.

Disa përfundime:

  1. Rama falimenton shtetin për të kap pushtetin;
  2. Krimi, paligjshmëria dhe patronazhistët janë në themel të pushtetit të Edi Ramës;
  3. Dreqtësia e Soros ka ik në drejtim të paditur! Diku në ëndrrat e fëmijeve dhe llogjet me suksese imagjinare ka përfunduar;
  4. Opozita duhet të jetë në përballje me paligjshmërinë dhe bandat e pushtetit me ccdo ccmim! Ata që pajtohen me paligjshmërinë janë opozitë-fasadë ose opozitë me qera që vecc ndajnë pazare por nuk janë për qytetarët.

MË TEPËR

Radar16 orë më herët

Rusia nis prodhimin masiv të vendstrehimeve të lëvizshme bërthamore

Instituti Kërkimor i Ministrisë së Emergjencave në Rusi, ka njoftuar nisjen e prodhimit masiv të vendstrehimeve të lëvizshme “KUB-M” që...

Mix16 orë më herët

Rënia e flokut, si ta zgjidhni problemin që në rrënjë!

Shumë njerëz përjetojnë fenomenin e rënies së shpeshtë të flokëve. Megjithëse shumë studime janë bërë ende nuk ka një specifikim...

Mix18 orë më herët

“The Penguin”: Njihuni me serialin që po thyen çdo rekord

Me 5.3 milionë shikime në platforma të ndryshme, në vetëm katër ditët e para, seriali “The Penguin” është kthyer në...

Mix18 orë më herët

Knight tregon se Diddy ka abuzuar me Justin Bieber dhe Usher: ‘Ai i dërgonte te burra të moshuar’

Suge Knight ka bërë pretendime shqetësuese në lidhje me ndërveprimet e P. Diddy-t me Justin Bieber-in gjatë karrierës së hershme...

Mix19 orë më herët

10 vendet me burrat më të gjatë në botë

Keni menduar ndonjëherë pse disa burra në disa vende të botës janë shumë të gjatë dhe trupmëdhenj? Me siguri po,...

Mix20 orë më herët

Milano, qyteti më i mirë italian për të jetuar

Milano është në majën e renditjes së vitit 2024 të provincave italiane ku cilësia e jetës arrin nivelet më të...

Mix20 orë më herët

Sa orë gjumë duhet të flenë fëmijët, këshilla nga Lira Gjika

Nga: Lira Gjika Gjumi është një proces shumë i rëndësishëm jetik për njeriun dhe të gjithë gjallesat. Ai çlodh si trupin...

Mix20 orë më herët

Dhëmbë të prishur dhe të thyer, e dini ç’kuptim kanë kur i shihni në ëndërr?

Dhëmbët në ëndërr zakonisht lidhen me shëndetin tuaj ose të një personi që është i shtrenjtë për ju. Besohet se...

Radar20 orë më herët

Tabaku: Qëllimi i qeverisë me bonuset e pensionistëve është vetëm politik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një intervistë për emisionin Open” në News24 ka kritikuar premtimet e qeverisë për...

Mix20 orë më herët

Zbuloni ushqimet që ju ndihmojnë në humbjen e peshës

Për të arritur humbjen e peshës, është thelbësore të ndiqni një dietë të balancuar dhe të pasur me ushqyes, duke...

Facebook