Lidhu me ne

Mix

5 arsye pse fëmijët nuk duhet të konsumojnë pije të gazuara

femijepipije

Gjenden pothuajse në çdo tryezë dhe market . U bëhet një reklamim i gjerë në media çka tërheq gjithmonë e më shumë konsumatorë të tyre. Por a jeni me të vërtetë të ndërgjegjshëm se cilët janë efektet e tyre në organizëm? Të tejmbushura me sheqer dhe substanca kimike me zero vlera ushqyese, pijet e gazuara janë një ndër ushqimet që duhet të hiqni dorë me patjetër, sidomos fëmijët. Studime të ndryshme kanë vërtetuar se këto pije kanë efekte shumë të dëmshme për shëndetin e tyre. Ja cilat janë disa nga arsyet përse të vegjlit nuk duhet t’i pinë ato:

• Nuk kanë asnjë vlerë ushqyese : Pijet e gazuara nuk sigurojnë ndonjë lëndë ushqyese të nevojshme për trupin. Ato sigurojnë vetëm disa kalori boshe, të cila shuajnë oreksin. Duke konsumuar pije të gazuara, fëmijët kanë më pak oreks për të ngrënë ushqime të tjera të shëndetshme, të pasura me vitamina, minerale, kalcium, magnez etj, lëndë ushqyese këto shumë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e tyre.

• Dobësojnë kockat e fëmijëve : Pijet e gazuara dëmtojnë kockat e fëmijës pasi ato tresin kalciumin, i cili është shumë i nevojshëm për zhvillimin dhe rritjen e kockave. Këto pije janë të pasur me fosfor, i cili pengon kalimin e kalciumit në kocka.

• Mund të çojnë në zhvillimin e diabetit që në fëmijëri : Ëmbëlsuesit artificialë të këtyre pijeve mund të shkaktojnë intolerancë të glukozës që mund të jetë një shenjë e hershme e sindromës metabolike dhe diabetit të tipit 2. Më i frikshëm është fakti se, edhe nëse e reduktojnë konsumimin e këtyre pijeve, rreziku nuk ulet. Një kanaçe me pije të gazuar në ditë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 me 22%.

• Fëmijët që pëlqejnë këto lloj pijesh kanë tendencën të jenë mbipeshë : Një studim dy vjeçar i University of Tel-Aviv tek fëmijët e moshave nga 3-5 vjeç ka përcaktuar se konsumimi i pijeve me sheqer rrit ndjeshëm peshën e fëmijës. Edhe ato pije të gazuara që janë dietike nuk e shmangin dot këtë fenomen.

• Shkatërrojnë dhëmbët e fëmijëve : Përbërësit e pijeve të gazuara si acidi citrik dhe fosfori mund të zhveshin smaltin e dhëmbëve dhe t’i shkatërrojnë ato.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix3 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix3 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal3 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix3 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook