Lidhu me ne

Mix

Gjashtë këshilla për të mësuar fëmijët të lexojnë

leximi femijet

Leximi është një farë miqësie thoshte Marsel Proust për të përshkruar lidhjen vëllazërore e të sinqertë që ndërthuret me librat.Nëse dëshironi që ti mësoni fëmijët të lexojnë, niseni duke nxitur një takim emocional me gjuhën.

Nëse aftësia për të folur është një gjendje e lindur tek qeniet njerëzore, të lexuarit është një aspekt kulturor. Një veprim më shumë që truri duhet ta mësojë. Për të arritur këtë objektiv, janë vendimtarë stimujt që vijnë nga mjedisi.

Ne nisim të lexojmë që para shkrim-leximit, pra kur fëmijët nisin të vendosin lidhje mes fjalëve dhe objekteve. Kjo do të thotë të lexosh botën. Për ti shoqëruar në këtë proces janë të nevojshme këshillat e mëposhtme.

TI MËSOSH FËMIJËT TË LEXOJNË

Për të mësuar fëmijët që të lexojnë, si fillim është nevojshme nxitja e shprehisë gjuhësore spontane. Sa më të ndryshme e të pasura të jenë ato, më të mëdha janë mundësitë për të kuptuar referimet e tyre dhe të kenë intuitë.

Prandaj ka rëndësi krijimi i hapësirave për ndërveprim në mënyrë që fëmija të zhvillojë gradualisht aftësinë për të konceptuar, ndërsa njihet me fjalët. Ky zhvillim i studiuar nga filozofi i gjuhës Lev Vigotsky konsiderohet themelor në procesin e të mësuarit të leximit.

LUANI ME FJALËT

Lojërat me fjalët të bëra në mënyrë spontane në të përditshmen e fëmijëve, janë një pikënisje e mirë. Mes këngëve, gjëgjezave, vjershave për fëmijë si të thuash “plehërohet” shtresa për lexim. Format gojore janë zbavitëse dhe më pas do të ndihmojnë në proces e ndërtimit të marrëdhënies.

Mund të nisni me kujtimet e fëmijërisë suaj, për ta pasuruar më pas me huazime nga librat apo interneti.

LEXONI ME ZË TË LARTË

Leximi me zë të lartë është një nga veprimet që tërheq më shumë fëmijët. Lidhja që vendoset në këto momente lëviz fijet e tyre afektive dhe lë gjurmë në emocione.

Përpiquni ti jepni fëmijës një lexim të dashur dhe shprehës, duke i kushtuar rëndësi intonacionit dhe ritmit të leximit. Ato janë të nevojshme për të komunikuar qëllimin e tekstit, thelbësore për të kuptuarin dhe analizën që fëmija do të bëjë më pas.

Rregulloni kohën e leximit sipas moshës. Me praktikë do të jeni në gjendje të arrini përshtatjen e duhur. Ka shumë rëndësi dhe personaliteti: disa fëmijë rezistojnë më gjatë, të tjerë humbasin interesin nëse mërziten.

NDËRTONI NJË LIBRARI TË VOGËL

Sigurojini fëmijës suaj libra zbavitës me histori të bukura dhe formate të ndryshme: tredimensionale, me ilustrime, me zë. Bota e botimeve për fëmijë ësht ënjë minierë alternativash. Jini të vëmendshëm dhe kurioz: në këtë mënyrë do arrini të përshtasni zgjedhjet me interesin e fëmijës.

Ndërtoni një kënd në shtpi si një bibliotekë që ata të zgjedhin librin që e tërheq. Kushtojini vëmendje reagimit të tij dhe përgjigjuni çdo pyetjeje. Nëse e shihni të lodhur është ora për të mbyllur librin.

Lexojini një rrëfim para se të flejë, mundësisht një histori që rrënjos qetësi. Kjo e ndihmon të ndihen të sigurtë. Shpesh, pamjet e fundit të ditës kanë tendencë të dalin në ëndrra.

VIZATONI SHKRONJA, RROKJE DHE FJALË

Vizatimi është një formë përfaqësimi. Ky veprim bën të mundur simbolizimin e tingujve të shkronjave, rrokjeve dhe fjalëve. Ajo që njihet si përvetësim i vetëdijes fonologjike.
Që kjo të ndodhë duhet që fëmija të arrijë një farë pjekurie neurologjike tipike e evolucionit njerëzor, që mund të nxitet që nga lindja me veprime që përmirësojnë marrëdhëniet e tyre me fjalët.

GJENI NJË MJEDIS TË PËRSHTATSHËM

Zgjidhni së bashku një vend të përshtatshëm për të pasur përqëndrim të fëmijës dhe mos tju ndëpresin. Kijeni të qartë që koha e leximit ka shumë rëndësi për fëmijën dhe s’ka pse të nxitoheni.

Mundohuni ta bëni atë të ndihet i qetë. Herë pas here mund të drejtoni gishtin drejt rreshtit që po lexoni për të shërbyer si udhërrëfyes. Nëse ai tashmë i njeh fjalët, ai do të jetë në gjendje t’i shohë ato përsëri. Nëse është ende duke mësuar, kjo ndihmon trurin të klasifikojë dhe katalogojë në kujtesë.

MËSONI ME SHEMBUJ

Kjo këshillë e fundit duhet të ishte e para, sepse të gjithë fëmijët mësojnë me shembull dhe marrin ndikim maksimal nga ajo që shohin në shtëpi. Ata duhet të ndiejnë se marrëdhënia juaj me librat është pozitive. Prandaj, mos e fshihni emocionin që mund t’ju japë një histori apo një poezi.

Lexoni, edhe nëse jeni shumë i zënë, por mos e bëni me detyrim. Mbani gjithmonë një libër pranë, vendoseni në çantën tuaj. Asnjëherë nuk e dini, gjatë një pritjeje apo pushimi, libri mund të bëhet shoqëruesi juaj më i mirë.

Mësojini fëmijët të lexojnë me kujtime nga fëmijëria juaj

Kur fëmijët mësojnë të shquajnë shkronjat dhe shkollohen mbyllin një cikël të nisur me ninullat e para që kanë dëgjuar nga nëna. Pra, përmes ndërveprimit oral i vogli kupton lidhjen mes fjalëve dhe referentëve.

Prandaj, para se të zotërojë fjalët e shkruara, duhet të mësojë të interpretojë botën dhe atë që e rrethon.

Për të mësuar fëmijët të lexojnë në shtëpi sigurisht që duhen metoda pedagogjike, sintetike, analitike që janë përdorur për breza të tërë.

Por para tyre, kërkoni në kujtimet tuaja. Do të gjeni ndonjë anekdotë për procesin tuaj të të mësuarit të leximit. Reflektimi mbi eksperiencat tuaja mund tju ndihmojë me fëijën, duke ia ripropozuar atij këtë ndodhi në mënyrë pozitive.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

E veshur e gjitha me të kuqe, Dua Lipa magjeps ndjekësit me pozat e fundit

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka postuar në Instagramin e saj disa foto ku shfaqet e veshur e gjitha...

Sport4 ditë më herët

Skandal pas derbit të Stambollit, Jose Mourinho kap për hunde trajnerin e Galatasaray (VIDEO)

Jose Mourinho është bërë sërish protagonist, por edhe këtë herë jo për bëmat në fushën e lojës. Fenerbahce e tij humbi...

Mix4 ditë më herët

Së shpejti, Syzet inteligjente Meta, Hypernova

Meta është gati të lançojë një version premium të syzeve të saj inteligjente Ray-Ban Meta, me një ekran të integruar....

Sport4 ditë më herët

VIDEO| Sandro Tonali “sfidon ligjet e fizikës”, gol i jashtëzakonshëm i italianit në Premier League

Një gol i jashtëzakonshëm, i denjë për çmimin Puskas është realizuar mbrëmjen e së mërkurës nga italiani Sandro Tonali në...

Aktualitet4 ditë më herët

“Je bashkë me Ramën në marrëveshje”, Basha i përgjigjet ndjekësit: Më ke ngatërruar me shokun Sali! Ai bashkoi votat me kryeministrin

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatet për deputetë Taulanda Jupi dhe Diana Toma, zhvilloi një takim...

Radar4 ditë më herët

Gazetari Marin Mema për Margarita Xhepën: Disa njerëz lindin për të prekur zemrat dhe për të mbetur aty përgjithmonë!

Marin Mema dhe Margarita Xhepa Gazetari Marin Mema i ka dedikuar një postim divës së kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa e...

Kryesore4 ditë më herët

Urdhri i Doktorit/ 7 deputetët e listës së mbyllur të PD në Tiranë, do mbledhin vota për Ilir Metën

Sali Berisha / Njëzetë kandidatë të listës së hapur në Tiranë, kanë denoncuar te Sali Berisha, skandalin që anëtarët e...

Mix5 ditë më herët

3 ushqimet më të mira që duhet t’i hani në mëngjes

Studime të shumta kanë konfirmuar se mëngjesi është me të vërtetë një vakt i rëndësishëm. Njerëzit që janë mësuar të...

Mix5 ditë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix5 ditë më herët

Doni fëmijë të zgjuar? 8 mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri  lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një...

Facebook