Kryesore
Berisha: Basha krijoi mitin e pathyeshmërisë së Edi Ramës, unë do e mund me patjetër
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me mbështetës në Mirditë nuk harroi të sulmojë edhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Berisha tha se mitin e pathyeshmërisë së Edi Ramës e krijoi Lulzim Basha dhe sipas tij kjo gjë me të do të marrë fund.
Berisha u shpreh se Edi Ramën do ta mundë pa asnjë diskutim, pasi i dështuari Lulzim Basha tashmë është larguar.
“Pathyeshmërinë e Edi Ramës e krijoi Lulzim Basha. Kur ai arrestonte dhe mbillte frikën, i kërkoja të ngrihemi dhëmb për dhëmb me të e ti”dalim zot qytetarëve të pafajshëm, vazhdonte.
Bënte fushatën. Ky e ka mani, thotë dy metra dy metra, ai hollak, dhe dilte vetëm për vetëm. Në vend që të dilte me ekip, ja rrëzonte avantazhin.
Ai humbiste pikë, ky e imitonte atë, donte të bëhej lider, s’u bë kurrë, dhe na solli këtë mit. Ai është mundur në vitin 2007 në zgjedhjet lokale, në 2009 në zgjedhjet e përgjithshme, ai u mund në 2011 në Bashkinë Tiranë. Ai do mundet pa asnjë diskutim.”-tha Berisha.