Lidhu me ne

Kioske

Kocka e një zhurme që synon të largojë vëmendjen nga inceneratorët dhe AKSHI

Nga Respublica.al

Lajmi i Fundit/ Edi Rama dhe Ilir Meta takohen në Durrës - Opinion.al

Kocka e një zhurme që synon të largojë vëmendjen nga inceneratorët dhe AKSHI

Ilir Meta (jo Metaj) është spiun. Ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe këtë fakt gjëmëmadh qeveria e Partisë së Socialistëve të Shqipërisë ia vuri shqiptarëve para në ditën e parë pasi ai mbaroi detyrën e Presidentit të Republikës.

Ilir Meta ka qenë spiun në moshën 18 vjeçare dhe ligji kërkon strikt që ai të mos jetë në funksione publike. Por fakti i dalë nga llagëmet e frikës së PS-së për pushtetin e vet, vjen pasi Meta u bë mocionist, Kryeministër, ministër i Jashtëm, zv.kryeministër, kryetar i Kuvendit dhe President.

Ky është një fakt që synon të neutralizojë politikisht një kundërshtar që ka provuar se po ia çon në burg bashkëpunëtorët Edi Ramës dhe që nuk ka asjë lloj vlere, as politike e as morale, në kushtet kur Meta meriton të gjykohet për korrupsion dhe kur ai në detyrat e veta ndër vite ka patur akses në informacionin më sensitive të mundshëm.

Çfarë passjell atëherë zbulimi i dosjes së bashkëpunimit? Asgjë. Vetëm kënaqësinë e disave dhe inskenimin e një gjyqi popullor në funksion edhe të skualifikimit të tij nga e drejta për të kandiduar për deputet.

Nuk është çudi që pas dekriminalizimit që I hoqi z. Rama shumë njerëz të vihet si kusht kandidimi kjo lodra e dosjeve dhe shpallja non grata, në mënyrë që ai që është kryeministër të bilbilojë vetë i qetë. Dhe të duartrokitet.

Jemi në kushtet që një kuadër ligjor po përdoret me cinizëm për të pastruar skenën nga ata kundërshtarë që në fakt i ricikloi korrupsioni i këtyre që sot bëjnë moral. Dhe gjykojnë.

Pyetja që ka rëndësi sot nuk është nëse ka qenë apo jo Meta bashkëpunëtor, por çfarë vlere ka kjo tashmë?

Pas 30 vjetëve batërdije të përbashkët.

MË TEPËR

Temporal17 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar18 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike20 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet20 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske21 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar22 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar22 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar22 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix2 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook