Radar
Meta e solli Ramën në pushtet, ua ka borxh shqiptarëve largimin e tij

Ish-deputeti demokrat, Aleksandër Biberaj, e sheh si zhvillim pozitiv rikthimin e Ilir Metës në politikë përmes Partisë së Lirisë. Në studion e lajmeve të MCN TV, Biberaj tha se ishte Meta ai që e solli Ramën në pushtet, ndaj ua ka borxh shqiptarëve largimin e tij nga pushteti.
Është një zhvillim pozitiv. Ilir Meta mesa duket e ka kuptuar çfarë monstre solli në pushtet kështu e ka detyrim ndaj shqiptarëve largimin e tij. Të gjithë duhet të bashkohen kundër kësaj klike kriminale.
Biberaj e sheh të domosdoshëm bashkimin e të gjitha forcave opozitare, si e vetmja mënyrë për të larguar atë që ai e quan bandë kriminale në pushtet.