Mix
Ben Affleck kapet teksa qan në Paris dhe Jennifer Lopez e ngushëllon

Çifti që duket sot ëndrra e çdo dashurie të vjetër, apo pengu, po kalon ditë në Paris në muajin e mjaltit dhe kanë marrë gjithë vëmendjen, por ja që një foto e paparacit kap një moment të brishtë emocional të Ben Affleck që se kishim njohur më parë.

Ben ka shpërthyer në lot në festën e ditëlindjes së Jen, ndërsa kjo e fundit shihet teksa e ngushëllon.

Çifti po shijonte një të dielë romantike në një restorant përballë Eiffel-it, në ditëlindjen e 53 të Jen-it, por për Affleck e gjitha kjo duket se ishte too much.

Aktori ka shfaqur anën e tij më të ndjeshme, ndërsa J Lo e përqafon dhe e përkëdhel.

Më pas ata bënë një shëtitje të bukur nëpër qytet, vetëm të dy dhe ai u kthye duke buzëqeshur.
