Lidhu me ne

Radar

Vendimi i Britanisë për Berishën, analisti Lubonja: Ka ndërhyrje dhe lobim ndërkombëtar nga Rama

Vendimi i Britanisë për Berishën, analisti: Ka ndërhyrje dhe

Analisti Fatos Lubonja e konsideron vendimin e Britanisë së Madhe për të mos lejuar kryedemokratin Sali Berisha në territorin britanik, lobim ndërkombëtar dhe ndërhyrje nga ana e Edi Ramës.

Në një lidhje për studion e News 24, Lubonja u shpreh se Rama atë që nuk e arrin dot me drejtësi e bën me lobim, Analisti theksoi se Britania ka pasur marrëdhënie shumë të mirë me Berishën në kohën e skandalit të Fazllic, dhe nëse është puna te aferat korruptive, ka të tjera skandale teksa iu referua inceneratorëve, Butrintit apo evazionit fiskal.

“Atë që the më parë, e kundërshtove. Teza ime është Rama ka punuar me mënyrë më finoke që meqë nuk ka bërë dot atë drejtësinë që duam ne, nëpërmjet instrumenteve …në kohën kur ka qenë skandali i Fazllic, Britania ka pasur marrëdhënie shumë të mira me Berishën. Këto dy akuza ne duhet ti analizojmë. Në Elbasan doli një person që ishte akuzuar për krime në Britani, u gjetën ato materialet. Këto ambasada dhe shërbime që kanë dhënë informacion për Berishën, kanë qenë tërësisht indiferente dhe na luftojnë krimet e 10 viteve më herët. Kjo e dëmton demokracinë. Unë që jetoj në Shqipëri dhe e njoh më mirë se ambasadori britanik, e di se kjo nuk është çështje e personit Berisha, por kemi një system të ngritur. E di që këtu kemi të bëjmë me një akuzë politike të ngritur nga Rama i cili meqenëse nuk e bën dot me gjykatës, e bën me ndërhyrje dhe lobingje ndërkombëtare. Nëse do besoj se ata e kanë seriozisht luftën ndaj krimit në Shqipëri, kanë pasur aq shumë materiale në këto 10 viteve që kanë dalë, saqë nuk ka nevojë fare as për hetime. Shikoni historinë e inceneratorëve, evazionit fiskal, Butrintin, përditë ka gjëra. Këta heshtin për të gjitha këto gjera”, tha Lubonja. 

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal5 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar5 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike5 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet5 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske5 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar5 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar5 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar5 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook