Lidhu me ne

Kryesore

Lojë e Ramës / Po goditet PD, jo Berisha.

Sanksionet nga Britania, Paloka: Po goditet PD, jo Berisha. Lojë e Ramës

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, deputeti Edi Paloka, përmes rrjeteve sociale, shkruan se me vendimet për shpallje non gratash apo sanksione nuk goditet Sali Berisha, por opozita.

Paloka shkruan se PD nuk filloi të sulmohej kur u shpall Berisha “non grata”, as Edi Rama nuk u mbështet hapur pas shpalljes së ish-Kryeministrit “non grata”.

“Si shpjegohet që goditja e parë ndaj Berishës erdhi menjëherë pas 25 prillit në momentin kur PD shpalli se nuk do njihte masakrën zgjedhore po do të fillonte betejën e ashpër me Ramën?!

Si shpjegohet që kjo tjetra vjen pas 7 korrikut ?!

E në të dy rastet ai që e bën njoftimin është pikërisht Rama… Rama që i është prishur keq “terezia” e nuk po lë gjë pa bërë për të goditur Berishën e për të ripromovuar si “opozitë” mëkëmbësin e L.B.

Mos do na thoni që edhe Rama po punon për të sjellë PD në pushtet ?!!!”, shkruan Paloka.

Postimi nga Edi Paloka

Me habisin disa qe ende nuk e kuptojne se nuk po goditet Berisha, po opozita.

E kam per naivet jo per ata qe kane mision shkatrrimin e opozites.

PD nuk filloi te sulmohej e anatemohej pas shpalljes se Berishes “non grata”. As mbeshtetja e hapur per Ramen nuk filloi pas shpalljes se Berishes “non grata”…E njejta situate paradoksale ka qene edhe per tete vitet qe kryetar ishte L.B ; sulmohej opozita dhe mbeshtetej haptazi Rama megjithese vete DASH nuk ka lene akuze pa hedhur ndaj qeverise se tij.

(Se lexova dhe nje nga keta te L.B qe perseriste argumentat e dale boje se keto levizje kane qellim te largojne Ramen e te sjellin PD ne pushtet , po per kete fillimisht duhet te largohet Berisha e te vije L.B (kjo nenkuptohej). Ky kishte “harruar” vetem qe L.B . kishte qene per tete vite kryetar…)

Si shpjegohet qe goditja e pare ndaj Berishes erdhi menjehere pas 25 prillit ne momentin kur PD shpalli se nuk do njihte masakren zgjedhore po do te fillonte betejen e ashper me Ramen?!

Si shpjegohet qe kjo tjetra vjen pas 7 korrikut ?!

E ne te dy rastet ai qe e ben njoftimin eshte pikerisht Rama…Rama qe i eshte prishur keq “terezia” e nuk po le gje pa bere per te goditur Berishen e per te ripromovuar si “opozite” mekembesin e L.B.

Mos do na thoni qe edhe Rama po punon per te sjelle PD ne pushtet ?!!!

Ja pra qe ata te cilet i kane iniciuar, financuar e kane lobuar per keto akte, nuk e bejne aspak per te ndihmuar opoziten, po per te mbrojtur ate qe po i tunden kembet.

Kaq e thjeshte eshte e verteta dhe po kaq i thjeshte eshte pozicionimi ndaj saj.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook