Lidhu me ne

Mix

Si ndikon alkoli në trupin tuaj gjatë vapës

Si ndikon alkooli në trupin tuaj gjatë vapës

Si ndikon alkooli në trupin tuaj gjatë vapës

Për të mposhtur vapën shumë prej nesh na ndodh shpesh që të shkojmë në dyqanin apo lokalin më të afërt për të marrë një birrë apo një pije të ftohtë.

Ndërkohë që kjo ide duket perfekte për të shuar etjen për momentin, ka shumë mundësi që të pendoheni shumë shpejt, pasi vapa dhe alkooli janë një koktej i rrezikshëm.

A keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini alkool në vapë dhe pse është i rrezikshëm? Le të shohim rreziqet që merrni kur konsumoni alkool në vapë:

Dehidratim- Pirja e tepërt e birrës apo pijeve me alkool mund të çojnë në dehidratim. Dhe dehidrimi mund të çojë në konfuzion, letargji dhe probleme me frymëmarrjen, por dhe rrahje të shpeshta të zemrës.

Goditje nga nxehtësia dhe lodhja- Zakonisht djersa që prodhojmë kur nxehemi na mban të freskët. Megjithatë, në ditët jashtëzakonisht të nxehta ose kur sforcohemi shumë, ky sistem mund të dështojë dhe temperatura e trupit mund të fillojë të rritet në nivele të rrezikshme. Pirja në vapë mund të rrisë temperaturën tuaj bazë, gjë që mund të çojë në goditje nga nxehtësia ose lodhje.

Organet e brendshme- Birrat që pini në plazh këtë fundjavë do të ndikojnë në trurin, mëlçinë, stomakun, zorrën e trashë dhe zemrën. Prandaj do të bënit mirë që të përmbaheni nga alkooli nëse vlerësoni organet tuaja të brendshme.

Koha më e keqe dhe më e mirë për të pirë një pije

Pirja kur nxehtësia është më pak e fortë është një veprim i mençur, kështu që mbushni gotën kur dielli të fillojë të perëndojë. Në çdo rast shmangni pirjen e alkoolit ndërmjet orës 12.00 dhe 15.00 pasdite, pasi ajo është koha më e nxehta e ditës.

Për të shmangur këputjen pas një gote alkool, këshillohet që të pihen dy gota ujë. Nga ana tjetër sigurohuni që të qëndroni në hije dhe në freski.

Edhe të nesërmen duhet të pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta, për ta pasur trupin tuaj në gjendjen më optimale të mundshme. Hani një banane ose kivi për kalium për të zëvendësuar mineralet e humbura.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Jeta e pazakontë e Paulo Coelho: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur...

Mix2 orë më herët

Miley Cyrus sqaron nëse fustani në “Flowers” ishte apo jo një “diss” për Jennifer Lawrence

Më mirë vonë, sesa kurrë!  Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth...

Mix2 orë më herët

Harrojeni çantën Birkin: Hermès nxjerr në treg kufjet me çmimin marramendës

Lëkurë e punuar me dorë, detaje metalike, dizajn elegant. Çmimi? Një shifër me pesë numra. Jo, nuk po flasim për...

Mix2 orë më herët

Sydney Sweeney po shet sapunë me ujë nga vaska e saj dhe interneti s’po pushon!

Nëse menduat se marketingu kishte arritur kulmin me trendet e çuditshme të rrjeteve sociale, mendohuni përsëri. Aktorja Sydney Sweeney është...

Mix2 orë më herët

Renee Reffo përgjithnjë në Shqipëri?! Influencerja: E shikoj karrierën time këtu

Nga videot e veçanta dhe ato që kanë bërë bujë në rrjetet sociale, vajza e aktores së njohur Julia Ilirjani,...

Mix3 orë më herët

“Sirens”, seriali që është kthyer në një sensacion të vërtetë në “Netflix”

Në një platformë të mbushur me prurje të reja çdo javë, rrallë ndodh që një serial të ngjitet me kaq...

Radar4 orë më herët

Shabani: Nëse do të ishim bashkuar me Berishën, do të kishim më pak vota, ujërat e bardha nuk duhen përzier me të zezat

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka folur për rezultatin e aritur në zgjedhje dhe akuzat se partitë e reja...

Mix4 orë më herët

Humbja e peshës në moshën e mesme mund të zvogëlojë sëmundjet kronike më vonë

I gjithë mundi që duhet bërë për të humbur peshë në moshën e mesme mund t’ju sigurojë një jetë më...

Kryesore5 orë më herët

“Neni Basha është për zgjedhje, jo për farsa”, Berisha: Pse nuk e diskutoj dorëheqjen

Kreu i PD, Sali Berisha teksa po fliste për humbjen në zgjedhjet e 11 majit, ai preku për “nenin Basha”...

Mix5 orë më herët

Pse të gjithë në internet janë fiksuar me kukullën e frikshme Labubu

Të vegjël, me gëzof dhe pak të frikshëm: Labubu, lodrat në formë përbindëshi me buzëqeshje djallëzore, janë bërë obsesioni më...

Facebook