Radar
Pas 7 korrikut edhe Rama miting në Tiranë, urdhër administratës ‘të gjithë në shesh para pushimeve’
Edi Rama është befasuar nga protesta e 7 korrikut e thirrur nga Sali Berisha dhe ky nuk është më një lajm. Masiviteti i asaj proteste ishte i pazakontë po të kemi parasysh momentin kur u organizua dhe krizën në të cilën është opozita. Aq shumë e ka shqetësuar kryeministrin ajo ngjarje sa ai ka vendosur të mos largohet me pushimet e verës pa bërë një demonstrim force në shesh për Sali Berishën. Lapsi.al mëson se në takimin e një dite më parë me drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste në Shqipëri, Rama ka lënë porosi për organizimin e një manifestimi të madh më datë 28 korrik ora 19:00 në sheshin “Skënderbej”.
Me detyrim përcaktim punonjësit e administratës shtetërore dhe militantët e PS nga e gjithë Shqipëria do të mblidhen në Tiranë mes temperaturave të larta për të dëgjuar thjesht një fjalim të Edi Ramës.