Lidhu me ne

Mix

Travel + Leisure / 15 resortet më të mira në Europë

Resortet më të mira në Europë, sipas lexuesve të Travel + Leisure, mishërojnë historinë e jashtëzakonshme të kontinentit, nxjerrin në pah traditat e tij të rafinuara dhe u ofrojnë turistëve akses të pashembullt në zonat më të bukura të kontinentit.

Europa është një kontinent i madh me shumë vende, por njëri nga destinacionet vazhdon të rrëmbejë zemrat e lexuesve të Travel + Leisure: Italia. Turistët u rikthyen në Itali me entuziazëm, si në fshatrat e vendit, ashtu dhe në plazhet e tij. Në fakt, gjashtë nga vendet e renditura në këtë listë janë hotele rreth liqenit të Komos dhe në Bregun e Amalfit.

Çdo vit, në sondazhin e Ҫmimeve të më të Mirëve në Botë, T+L u kërkon lexuesve që të vlerësojnë përvojat e udhëtimeve në mbarë globin, të ndajnë mendimet e tyre për qytetet kryesore, ishujt, anijet turistike, spa-të, linjat ajrore dhe shumë më tepër.

Hotelet (duke përfshirë shtëpizat e safarit) u vlerësuan bazuar te kushtet e tyre, te vendndodhja, shërbimi, ushqimi dhe vlera e përgjithshme. Hotelet u klasifikuan si hotele në qytete, resorte ose shtëpiza safari, bazuar te vendndodhjet dhe komoditetet që ofronin.

Çfarë na ofrojnë hotelet italiane? “Një arratisje të bukur nga realiteti,” shkroi një votues për hotelin e renditur në vendin e 10-të, Grand Hotel Tremezzo, në liqenin e Komos. “U ndjeva vërtet i emocionuar dhe ato ishin momentet më relaksuese në jetën time.”

Një tjetër fans e quajti atë “hotelin tim të preferuar në planet”. Gjithashtu, në liqenin e Komos, hoteli i renditur në vendin e 13-të, Grand Hotel Villa Serbelloni, ofron “pamje të pabesueshme”, sipas një lexuesi të T+L.

Santorini, perla vullkanike në jug të detit Egje, rrëmbeu tre nga katër vendet e Greqisë këtë vit, ndërsa Franca arriti të merrte dy vende me Coquillade Provence Resort & Spa (e renditur e katërta) dhe Royal Champagne Hotel & Spa (e renditur e pesta).

Coquillade Provence Resort & Spa është një resort magjik në majë të një kodre brenda Parkut Natyror Rajonal Luberon, me pamje mahnitëse të rajonit të Provence, ndërsa Royal Champagne Hotel & Spa është i vetmi hotel luksoz në rajonin e dashur të verërave të Champagne.

Më poshtë mund të zbuloni se cilat janë hotelet e tjera që u zgjodhën nga lexuesit si resortet më të mira në Europë.

1. Rosewood Castiglion del Bosco, Montalcino, Itali

Teksa pothuajse të gjitha hotelet e tjera italiane në listë janë në liqenin e Komos ose në Bregun e Amalfit, ky hotel shekullor i Toskanës rrëmbeu çmimin e parë, me një rezultat pothuajse perfekt.

Turistët në këtë resort kanë privatësi maksimale – hoteli prej 5,000 hektarësh ka vetëm 42 suita dhe 11 vila – dhe ata do ta kenë shumë të vështirë që të mërziten këtu.

Turistët mund të vizitojnë kantinën e verës Brunello di Montalcino, të luajnë në fushën e golfit me 18 vrima, të marrin një trajtim në spa në ish-bodrumet e verës të këtij resorti, ose të relaksohen pranë një pishine të pafundme me pamje mahnitëse të fshatit.

Për sa i përket kulinarisë, në këtë resort gjenden dy restorante të shkëlqyera, një shkollë gatimi dhe një kopsht i bukur ku kultivohen disa nga produktet e zonës. Turistët gjithashtu mund të bëjnë një ekskursion për “gjuetinë” e tartufit.

Dhomat janë tepër luksoze dhe shërbimi është i shkëlqyer, duke siguruar që çdo ëndërr për pushimet në fshat do të kthehet në realitet.
Rezultati: 99.25

2. Hotel Grace, Koleksioni i Resorteve Auberge, Santorini, Greqi
Rezultati: 99.22

3. Sani Asterias, Halkidiki, Greqi
Rezultati: 97.87

4. Coquillade Provence Resort & Spa, Gargas, Francë
Rezultati: 97.82

5. Royal Champagne Hotel & Spa, Champillon, Francë
Rezultati: 97.50

6. Canaves Oia Epitome, Santorini, Greqi
Rezultati: 97.41

7. Hotel Santa Caterina, Amalfi, Itali
Rezultati: 97.33

8. Il San Pietro di Positano, Positano, Itali
Rezultati: 97.12

9. Hotel Finca Cortesín, Golf & Spa, Málaga, Spanjë
Rezultati: 96.97

10. Grand Hotel Tremezzo, Liqeni i Komos, Itali
Rezultati: 96.80

11. Borgo Egnazia, Savelletri di Fasano, Itali
Rezultati: 96.60

12. Katikies Santorini, Greqi
Rezultati: 96.24

13. (Barazim) Grand Hotel Villa Serbelloni, Bellagio, Itali
Rezultati: 96.00

14. (Barazim) Hotel Caesar Augustus, Capri, Itali
Rezultati: 96.00

15. Le Sirenuse, Positano, Itali
Rezultati: 95.81

/ Travel & Leisure

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Horoskopi javor Shigjetari – Bricjapi

Shigjetari Nëse keni lindur nën shenjën e Shigjetarit, gjatë javës do të keni rastin të gëzoheni ose të merrni pjesë...

Mix11 orë më herët

Pse foshnjat nuk duhet të hanë mjaltë?

Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se foshnjave nën moshën njëvjeçare nuk duhet t’u jepet mjaltë, pasi ky produkt mund të përmbajë...

Mix12 orë më herët

Një kavanoz mjaltë mund të zgjasë një jetë

Mjalti ka një përmbajtje shumë të ulët uji, zakonisht më pak se 18%. Kjo e bën të vështirë rritjen e...

Mix13 orë më herët

Eva Grimaldi bën rrëfimin tronditës: Abortova kur isha e re, jam penduar!

Aktorja e njohur italiane, Eva Grimaldi,  ka rrëfyer për herë të parë, gjatë një interviste për “Verissimo”, një nga momentet...

Mix13 orë më herët

Diabeti dobëson kockat – Çfarë duhet të konsumoni për shëndet të mirë

Njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 1 janë më të rrezikuar nga frakturat, thotë një studim të cilit i...

Mix13 orë më herët

Double chin (gusha e dyfishtë)/ Si ta humbasim në mënyrë natyrale!

SMartderm sugjeron PrimeX me dy kokat e saj aplikatore, SpeedSculpt dhe UniFace Shqetësimi i shumë zonjave së fundmi është ‘double...

Mix13 orë më herët

Brad Pitt dhe jeta e tij me çrregullimin e rrallë neurologjik!

Brad Pitt, një nga aktorët më të njohur në Hollywood dhe i konsideruar si një nga më të kërkuarit nga...

Mix14 orë më herët

Del foto e rrallë e Klajdi Musabelliut dhe Nevina Shtyllës vite më parë, surprizohet moderatorja

“Rosaku i shëmtuar” e quan veten Nevina Shtylla në këtë foto të 22 viteve më parë. Ishte koha kur këngëtari...

Mix14 orë më herët

Elon Musk thotë se sot do të lançojë chatbotin më inteligjent në Tokë

Elon Musk njoftoi se startup-i i tij i AI, xAI, do të lançojë chatbotin e tij Grok 3 ditën e...

Mix14 orë më herët

Kendall Jenner sapo na bindi të rikthejmë aksesorin e famshëm të viteve ’00 në modë

@kendalljenner Fillimi i viteve 2000 ishte një kohë e egër për modën. Njerëzit mbanin një përzierje të pashpjegueshme tendencash të zgjedhura nga...

Facebook