Lidhu me ne

Radar

Si u var Haxhi Qamili?

Si u var Haxhi Qamili?


Kjo foto e rralle, i takon momentit te varjes se Haxhi Qamilit ne 16 gusht 1915. Fotoja eshte bere nga nje fotograf durrsak, ne vendin e varjes se tij dhe te 40 personave te tjere qe kishin marre pjese ne rebelimin islamik te Shqiperise se Mesme kunder Princ Vidit. Haxhi Qamili eshte personi i pare nga e majta. Ja nje pjese e pershkrimit te tij dhe te aktivitetit qe ai pati:

“Nuk ka asnjë dyshim që Haxhi Qamili është personazhi më komik dhe më grotesk i këtyre 100 viteve të shtetit shqiptar.
Thanas Flloqi, një partiot Shqiptar që ishte vënë në shërbim të shtetit e pa për herë të parë në Elbasan, i terrorizuar nga imazhi tij. Ai ka dhënë përshkrimin më interesant të këtij personazhi:
“Haxhi Qamili nga trupi asht mesatar e nga mosha përgjysëm burrë. Asht vesh me uniformë gjenerali; me uniformën e Fadil Pashë Toptanit të cilën duket se ia kanë dhanë shokët si dhuratë. Në krye ka vue një kallpak oficerësh të Turqiës edhe nga mesi i tija varet shpata që ka ka rrëmbye pashës nacionalist (Aqif pashës).

E vetmja gjë që prish armoniën e kësaj veshje ushtarake janë kofsharët e bardhë (brekushet) qi kanë zanë vendin e pantallonavet.
Pas veti mban gjithnji dy këshilltarë ose adjutantë. Reshit Gjata prej Krrabës së Elbasanit dhe Haxhi Qiri nga Borizanë e Krus…”


Haxhi Qamili vinte nga fshati Sharrë i Tiranës dhe njihej si një person me çrregullime mendore, por shumë besimtar dhe I drejtw. Kish shërbyer ca kohë pranë bejlerëve të Tiranës të cilët i ndante në “Të mirë” ata që donin Turqinë dhe në “spajunë të kaurrit” ata që donin pavarësinë e Shqipërisë. Ishte përzënë prej tyre sepse gjatë një dite në udhëtim kishte ngrëne sapunin me të cilin lanin duart duke e menduar djathtë të butë.

E kshin gjetur me gojën gjithë shkumë dhe kish shpëtuar falë faktit që Refik bej Toptani i njihte rregullat e ndërhyrjes së shpejtë. Më pas kish bërë emër si njeri i drejtë dhe trim. Atyre që e ndiqnin mbrapa ju thosh se nuk e kapte plumbi i kaurrit.

Kur i thanë se nuk mund të sulmonte Durrësin sepse ishte Flota e fuqive të mëdha përballë, sqaroi se do ta sulmonte dhe do ta mbyste me varka; kur i thanë që Princi ka Austrinë dhe Italinë u përgjigj: Unë kom Shijakun dhe Kavajën.


Siç ndodh në situata të ngjashme falw disa veprimeve energjike dhe tw drejta nw dukje, u ngjit shpejt dhe u bë terrori i njerëzve të shkolluar dhe atyre partiotë. Për thuajse një vit, ishte njeriu absolut që dominonte Shqipërinë e Mesme, derisa Esat Pasha e arrestoi me ndihmën e serbëve dhe e dënoi me vdekje. Përpara se ta varnin në litarë, i tha se nëse varte me dorën e tij, gjithë shokët, do ta falte. Ai i vari një nga një, por në fund përfundoi edhe vete në litar më 16 Gusht 1915”

Marre nga libri 100 vjet

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook