Mix
“Huawei Watch Fit 2″/ Ja disa nga specifikat e saj
“Huawei Watch Fit 2”
“Huawei” pritet që së shpejti të bëje debutimin e orës swatch “Watch Fit 2”, e cila ka një ekran AMOLED me madhësi prej 1.74.
Përveç se ka risinë të masë rrahjet e zemrës dhe nivelin e stresit ajo gjithashtu mbështet edhe 97 mënyra të ndryshme të matjes së aktivitetit.
“Huawei” sjell orën në tri stile të ndryshme, por ajo që mendohet që do të jetë më e preferuar është ngjyra Silver Frost, me brez metalik magneti, i cili është standard, 20mm, i lehtë dhe i zëvëndësueshëm.
Kjo orë ka një trup drejtkëndor dhe një kornizë të hollë në të katër anët. Ora është shumë e lehtë dhe peshon vetëm 30 gram pa brezin metalik.
Në pjesën e pasme të “Watch Fit 2” ndodhen sensorët e shëndetit. Bateria e orës është 292 mAh dhe mund të qëndrojë deri në 10 ditë me një mbushje të vetme nëse fiket AOD.
Çmimet e saj do të variojnë nga 150 euro deri në 230 euro.
