Lidhu me ne

Mix

Destinacionet e preferuara të francezëve në Francë

Harrojeni Kullën Eifel…

Turistët ndërkombëtarë mund t’i japin përparësi vizitës në Kullën Eifel dhe në Luvër kur shkojnë në Francë.

Por, banorët francezë kanë ide të tjera.

Kufizimet gjatë pandemisë u dhanë vendasve mundësinë për të eksploruar vendin pa turistë të huaj, të cilët në vitin 2019 arritën shifrën 90 milionë.

Francezët nuk e humbën këtë mundësi. Më shumë se dy të tretat e banorëve francezë kanë udhëtuar në vitin 2021, me 84% të banorëve metropolitanë të Francës që kanë zgjedhur të qëndrojnë brenda vendit të tyre, sipas firmës franceze të studimit të marketingut të turizmit, Raffour Interactif.

Destinacionet kryesore

Teksa dëshira për natyrën dhe për aktivitetet në natyrë u rrit gjatë pandemisë, disa zona u dalluan si destinacionet kryesore midis udhëtarëve vendas, tha Maud Bailly, CEO e Europës Jugore për kompaninë shumëkombëshe të turizmit Accor, e cila ka më shumë se 1,600 hotele në Francë.

Brittany

Udhëtarët vendas tërhiqeshin nga brigjet e Brittany – ose Bretagne, në frëngjisht – për shkak të “detit dhe të hapësirës së madhe të peizazhit natyror,” tha ajo. Në këtë provincë veriperëndimore ndodhen shumë qytete simpatike bregdetare, të tilla si Cancale dhe qyteti port i rrethuar me mure i Saint-Malo, i famshëm për gastronominë dhe historinë e tij.

Në pjesën jugore të vendit, riviera e famshme franceze – veçanërisht zonat e bukura bregdetare pranë Kanës dhe Nisës – tërhoqi shumë vizitorë vendas për të njëjtat arsye, tha ajo.

Teksa Covid goditi turizmin në Polinezinë Franceze, disa ishuj më afër kontinentit tërhoqën shumë turistë vendas, tha Bailly. Ile de Re, në brigjet perëndimore të Francës, arriti të ketë një numër të madh vizitorësh për shkak të afërsisë me Parisin – kjo zonë është më pak se pesë orë larg me makinë. Vizitorët shkuan gjithashtu në ishullin “super të famshëm dhe fantastik” të Belle Ile në veri, si dhe në Korsikë në jug.

“Kur njerëzit shkojnë në Korsikë, ata më dërgojnë mesazhe duke thënë se ‘nuk është fare nevoja të shkosh deri në Maldive, pasi uji i detit duket i njëjtë’,” tha ajo. Ajo foli për CNBC nga Hotel Molitor Paris-MGallery, ku shumë parizienë po shijonin pushimet e tyre.

Që nga aktivitetet me ski në Pirenej e deri te zhytjet në Mesdhe, diversiteti i peizazheve dhe përvojave në Francë e bëjnë atë kaq të popullarizuar, tha Bailly.

“Unë besoj se pasuria e këtij vendi, me kaq shumë mundësi të ndryshme argëtimi dhe pushimi, është unike,” tha ajo.

Côte d’Azur

Sekretet dhe vendet më të dashura

Shumica e vendeve më të dashura nga francezët bëhen të njohura edhe për turistët e huaj, tha Bailly.

Por, një përjashtim, të paktën tani për tani, është rruga e verës në Alsas.

“Thjesht mund të shkoni në Strasburg dhe më pas të niseni me makinë, duke kaluar nga njëri fshat në tjetrin, duke shijuar dhe duke zbuluar verën, kështjellat… peizazhet,” tha ajo. “Është një vend sekret i mrekullueshëm.”

Nouvelle-Aquitaine

Sekreti tashmë është zbuluar në vende të tilla si Beaune dhe Macon, në rajonin e verërave me famë botërore të Burgundy. Të dyja këto destinacione ishin shumë të njohura mes udhëtarëve vendas vitin e kaluar, tha ajo.

Para pandemisë, gati 60% e turistëve të verës në Francë ishin udhëtarë vendas, tha Martin Lhuillier, kreu i turizmit të verës në Atout France, agjencia e zhvillimit të turizmit në Francë.

Një nga këshillat e tij është që të vizitoni Jura, një nga rajonet më të vogla të verës në Francë, për të vizituar fshatin Chateau-Chalon. Atje, vizitorët mund të provojnë “zemrën dhe shpirtin” e zonës – verën vin, e njohur ndryshe si “vera e verdhë”.

Dordogne

Bailly dhe Lhuillier rekomandojnë departamentin francez të Dordogne. E vendosur midis Luginës së Loire dhe Pirenejve, ajo ka “disa mrekulli natyrore të paprekura”, të tilla si Bergerac dhe Duras, tha Lhuillier.

Megjithëse nuk është aq e njohur sa pjesët e tjera të Francës, Dordogne është një vend “ku mund të shijoni vërtet artin e të jetuarit si një francez, gastronominë dhe natyrën”, tha Bailly.

“Art de vivre” i Francës, “arti i të jetuarit” si një francez, është pjesë e arsyes që Franca ka qenë për kaq shumë dekada një ndër destinacionet më të njohura për turistët ndërkombëtarë. Theksi për të shijuar jetën është i pranishëm kudo, përgjatë bulevardeve të Parisit, brenda dhomave të Pallatit të Versajës, si dhe në restorantet e vendit, të cilat të marra së bashku kanë më shumë yje Michelin se çdo vend tjetër në botë.

Por, Bailly tha se janë ato “vendet më sekrete dhe diskrete” ku udhëtarët mund të “pushojnë dhe të shijojnë përsëri mënyrën franceze të të jetuarit”.

/ CNBC

MË TEPËR

Mix5 minuta më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix58 minuta më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix2 orë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix3 orë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Mix4 orë më herët

Billie Eilish: Dikur e kam urryer emrin tim

Billie Eilish mund të ketë fansa në të gjithë botën që e bërtasin emrin e saj, por nëse do të...

Mix4 orë më herët

Chris Martin rrëfen se vuan nga depresioni, zbulon gjërat që e ndihmojnë

Frontmeni i Coldplay, Chris Martin, së fundmi ndau në Instagram luftën e tij me depresionin dhe se si e menaxhon...

Mix4 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Mix4 orë më herët

Oppo prezanton Pad 4 Pro dhe Watch X2 Mini

Oppo ka zbuluar tabletin Pad 4 Pro me ekran 13.2 inç dhe orën inteligjente Watch X2 Mini me ekran AMOLED...

Radar5 orë më herët

SONDAZHI se kush do i fitojë zgjedhjet e 11 majit: Thellohet ndjeshëm diferenca e PS-së me PD-në

Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel vendi ku pyetja është “Pavarësisht se kë do të...

Mix6 orë më herët

Ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së Michelle Trachtenberg

Shkaku i vdekjes i Michelle Trachtenberg është përcaktuar. Në fund të muajit shkurt, ylli i “Gossip Girl” u gjet “pa...

Facebook