Lidhu me ne

Radar

Rritja e çmimeve/ Berisha: Kosto e prodhimit të energjisë është 0.9 lekë, qeveria ua shet shqiptarëve me 95 lekë/kwh

Rritja e çmimeve/ Berisha: Kosto e prodhimit të energjisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Belsh ku në një takim me fermerët është pyetur nga një i mposhuar lidhur me faturat e fryra të energjisë elektrike dhe mungesës së ujit vaditës dhe të pijshëm.

Ish-kryeministri duke iu referuar çmimit të energjisë, zbuloi për publikun koston me të cilën prodhohet 99% e saj dhe ajo është vetëm 0.9 lekë për kilovat, por qeveria e shet te qytetarët me 95 lekë.

I moshuari në takim: Futja e Demokracisë, çlirimi i dytë i Shqipërisë. Kjo fjalë nuk më hiqet nga mendja mua, fare. Jam i moshuar, jam 85 për 86. Kam disa pakënaqësia, qe qysh qe. Vajti qysh vajti. Se kur erdhi demokracia u gëzuam por që do ishim kaq armiq ndaj njëri-tjetrit nuk e prisnim. Por jam i gëzuar se u ktheve sot për herë të dytë demokrat këtu. Se ça domethënë avokat, e di ti se unë pa shkollë jam. Ne po luftojmë njëri-tjetrin socialistë dhe demokratë. Por ne jemi vëllezër. Po plasi lufta s’ka demokratë e socialistë. Unë kam pakënaqësi, kur unë qytetar i Republikës Popullore të Shqipërisë, më vinë në librezën e çunit 13 milionë lekë drita. I bëj thirrje Edi Ramës se 100 milionë ka, se qenka më i mirë ai italiani se unë që jam shqiptar. Nxirre ta marrë Sali Berisha. Mos i lini këto gjëra. Një gjë tjetër kam se janë me ujë këtu gjolet. Me 7501 mua ma morën tokën. Tokës time, të babës tem gjyshit tem nuk i njihet emri. Ta bëj kërkesë të më njihet mua. Ikëm nga kjo një thirrje i bëj Sali Berishës. Populli i Dumresë jemi punëtor, por gjërat e tjera nuk po ikin mirë se na zuri varfëria, por fëmijët e mi të rrinë në emigracion.

Berisha: Do të them vetëm një fjalë për energjinë. Energjia në Shqipëri prodhohet nga hidrocentralet në masën 99%. Prodhohet me kosto 0.9 lekë/kwh në prodhim. Kaq është kostoja. Ja u shet qytetarëve me 95 lekë/kwh. Ja u shet pra 95 herë mbi koston dhe kjo është absolutisht e padrejtë. E rriti çmimin nga 70 në 95, ndërsa biznesit nga 60 në 180 lekë. Pra është gjithçka se çfarë shikon. Nëse shikon interesin e qytetarit ti këtë s’duhet ta bësh kurrë. Ti nuk e prodhon nga termocentralet që të fusësh litrin e naftës. Po kështu uji, kanë shumëfishuar çmimin e ujit në një vend që ka ujë plot. Ka vende në Evropë që kanë ujë dhe ia japin falas qytetarëve. Unë nuk them falas por në mënyrë absolute çmimi i ujit do të përgjysmohet. Shkoni në burimet e Tomorit, ato mjaftojnë për të furnizuar me ujë nga Lushnja deri në Vlorë. Merr burimet e Vaut të Dejës për gjysmën tjetër të vendit. Por ky mendon si t’ia heq bashkive faturat e ujit dhe t’ia jap qeverisë që ti grumbullojë. Gjërat janë në konceptin e bordeve komuniste. Bordet rrisin çmimet sipas dëshirës së qeverisë dhe oligarkëve të saj.

MË TEPËR

Aktualitet3 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar8 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore8 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore1 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar1 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix1 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix1 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet1 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook