Lidhu me ne

Kryesore

Nga amnistia fiskale te denoncimi për këshilltarin e Ballukut, deklaratat e Berishës në konferencë

Nga amnistia fiskale te denoncimi për këshilltarin e Ballukut,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot konferencën e përjavshme me gazetarët.

Berisha u përqendrua në disa çështje ku mbi të gjitha u ndal te ligjit për Amnistinë Fiskale, për të cilin qeveria zhvilloi sot konsultime me bizneset dhe ndërkombëtarët. Berisha e cilësoi amnistinë fiskale një akt me pasoja katastrofale për rendin dhe sigurinë e Shqipërisë.

■ Amnistia fiskale: Akt me pasoja katastrofale

“Problemi i parë që dua të paraqes para jush është amnistia fiskale, një akt me pasoja katastrofale për rendin dhe sigurinë e biznesin në Shqipëri. Duke përshëndetur të gjitha reagimet brenda vendit dhe të huaja, të bëra kundër këtij akti, paralajmëroj gjithashtu qeverinë se amnistia e saj fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme, është një goditje shumë e rëndë për reputacionin e vendit, është një goditje shumë e rëndë për rendin dhe sigurinë në Shqipëri.

Nëse siç ka qëllim kryesor të legalizojë paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë se nuk ka shqiptar të ndershëm i cili me punën shtesë që mund të bëjë, me punën e ndershme, qoftë edhe të paregjistruar, të mund të sigurojë 2 milionë euro kursime, është gjithçka që ka vetëm një synim që “çunat” të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kategorikisht kundër saj.

Gjithashtu, me këtë proces nuk ka diskutim se Edi Rama dhe grupi i tij do të kenë një taksë veças nga ajo që kanë shpallur për shumicën e këtyre shumave të legalizuara. Ky është një shpërblim që njerëzit që merren me trafiqe kriminale nuk e meritojnë kurrë. Ky është shkelmimi i barazihsë dhe parimeve të drejta të biznesit. Këtyre ua rrit taksat në 23%, atyre u thotë për paratë që keni e keni 7 apo 8%”, u shpreh Berisha.

■ Denoncimi: Këshilltari i Ballukut rriti fitimin e kompanisë së tij 600 herë në 4 muaj

Berisha denoncoi sot se si këshilltari i ministres Belinda Balluku ka rritur fitimet për kompaninë e tij me 600 herë në 4 muaj, duke theksuar se e gjithë kjo dëshmon se sistemi korruptiv i instaluar nga Rama, mund të shndërrohet dita-ditës në realitet.

Legalizimi i parave të krimit është vetëm një aspekt i veprimtarisë së kësaj qeverie. Ndërkohë, vjedhja vazhdon non stop. Vjedhja shënon, jo në rrafshin sasior, por në rrafshin cilësor, një rekord botëror të padëgjuar dhe të paparë. Këshilltari i ministres të ndërtimeve publike më të kushtueshme në Europë dhe në Botë, Belinda Balluku, i tenderave me 99.99%, një Berberi, rezulton se ka rritur fitimin e kompanisë së tij, duke e shitur dhe blerë atë në 4 muaj, 600 herë. Çfarë dëshmon kjo? Kjo dëshmon se në këtë vend për shkak të sistemit korruptiv të instaluar nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, për shkak të funksionimit të kësaj qeverie si një grup apo organizatë e mirëfilltë kriminale, çdo lloj imagjinate, çdo lloj projekti që mund të imagjinohet, mund të shndërrohet në realitet pasi ligjet nuk ekzistojnë”, tha Berisha.

■ Protesta: Shqipërinë e pret një skenar si i Sri Lankës

Kryedemokrati nuk përjashtoi protestat në vazhdim. Berisha paralajmëroi se Shqipërinë e pret një skenar i ngjashëm me atë të Sri Lankës.

Protestat nuk përjashtohen, por kemi punë për të bërë. Do zgjerohemi edhe më shumë. Do të punojmë me komunitetet. Një skenar si i Sri Lankës i pret. Është i njëjti mekanizëm i krijuar. Ish guvernatori i Bankës së Argjentinës paguhet 8 milionë në vit për shkrimet. A e çoi Veliaj në Sri Lanka, apo nga Sri Lanka e solli këtu kjo është për tu hetuar. A e morët vesh që shkoi zonja Hajdari për të dëshmuar dhe SPAK i tha “ik ik, largohu, mos na ngatërro me qeverinë”. Përgjigjen do ta japin qytetarët”, shtoi kryedemokrati.

■ Akuza Ramës: Ka vendosur në krye të PS-së trafikantë e vrasës

Berisha akuzoi Ramën se ka vendosur në krye të Partisë Socialiste trafikantë droge, vrasës dhe njerëz të lidhur me krimin. Sipas kryedemokratit, OFL-ja është lista që Rama i jep policisë për të prerë gjobat.

“Ai i ka vënë në krye të PS-së. Ai ka trafikantë, vrasës, njerëz që kanë qëlluar dhe plagosur të tjerët. A mund t’i besosh atij? Ai i quan burra të mirë ata. po ç’është OFL-ja. OFL-ja është lista që i jep Rama policisë për t’i prerë gjobën. Preku gjë OFL-ja pronat e klanit Xhafa? Unë mund të jap dhe shembuj të tjetër. Ajo nuk ka asnjë tjetër vetëm legalizimin e parave të tyre. Janë me qindra persona që janë arrë me trafiqe kriminale dhe nuk janë të zbuluar. Nuk mund ta bëjë Shqipëria këtë. A ka mundësi që një person me punë të ndershëm të bëjë 2 milionë euro? Kurrë! Ky e ka vetëm me krimin. Është pa asnjë diskutim. Shkaku që nuk na i kanë hapur negociatat ka qenë krimi”, u shpreh kreu i PD-së.

■ Përgjigjja për ‘barin’ e ambasadores Yuri Kim

Berisha i është përgjigjur deklaratës që ambasadorja amerikane në Tiranë bëri dikur për shqiptarët kur tha se “demokratët të mos hanë bar’. Berisha tha se deklarata e Kim nuk u përfill nga qytetarët.

“Shkaqet kryesore të pjesëmarrjes kanë qenë nevoja për një opozitë të vërtetë dhe rritja e çmimeve. Deklarata të cilat synuan të zvogëlojnë mbështetjen ndaj Berishës nuk janë përfillur nga qytetarët shqiptarë. Ambasadori i parë i SHBA-së në Shqipëri ka qenë një burrë shumë i zgjuar dhe me reputacion në vendin e tij. Ai shkruan “shqiptarët janë miqtë tanë, na duan shumë, por ata kanë një gjë, kanë dëshirë që vendimet ti marrin vetë”. Kjo ishte në kohën e Mbretërisë. Mendoj se ambasadori ka qenë një njohës i shkëlqyer i psikologjisë shqiptare”, shtoi Berisha.

MË TEPËR

Aktualitet24 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar1 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar1 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore1 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook