Radar
Mandati i Olta Xhaçkës, Agron Shehaj: Fillimisht t’i hiqet nga Gjykata Kushtetuese, më pas të hetohet nga SPAK
Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka përsëritur se ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka është përfituese direkte e investimit strategjik të bërë nga bashkëshorti i saj, Artan Gaçi.
Ndaj në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shehaj kërkoi që ministres fillimisht t’i hiqet mandati nga Gjykata Kushtetuese dhe më pas të hetohet nga SPAK.
“Përmes mocionit në Kuvend, kemi faktuar që ministrja Xhaçka, jo vetëm ka shkelur Kushtetutën, por me veprime fiktive, është munduar ta fshehë këtë fakt, duke përdorur kunatën e saj.
Kjo është arsyeja pse Xhaçka duhet ndëshkuar, fillimisht nga Gjykata Kushtetuese me heqjen e mandatit dhe më pas duhet hetuar penalisht nga SPAK-u”, shkruan Shehaj në rrjetet sociale, teksa shpërndan pjesë nga diskutimi në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.