Lidhu me ne

Radar

Dëshmitë e fundit të forta për skemën e incineratorëve – A po i merr në konsideratë SPAK-u?

Javët e fundit pas denoncimeve të LSI-së, investigimeve dhe dëshmive të bëra publike në media nxorën zbuluar skemën e përdorimit të identitetit të pensionistëve në skemën e evazionit fiskal, të kryer nga kompanitë “fantazmë” të inceneratorëve.

Emrat e pensionistëve të moshës rreth 90-vjeçare Haxhire Gurakuqi dhe Thanas Çani ishin të parët që u lakuan në media dhe nisën sagën e rrëfimeve të pazakonta, që duhej ta kishin ngritur që në fillim SPAK-un në këmbë për të hetuar këtë skemë kriminale.

Të moshuar në azile, të tjerë në banesa me qira apo pa banesa fare por në mes të katër rrugëve, brenda natës mësuan se ishin “pronarë të mëdhenj” dhe kishin biznese në fushën e incenerimit. Madje edhe një e moshuar e cila kishte ndërruar jetë 5 vite më parë, doli e përfshirë në skemë.

Më poshtë renditen dëshmitë e pensionistëve, që treguan si e përjetuan lajmin që ishin “biznesmenë të mëdhenj” kur realiteti i tyre ishte krejt i kundërt.

Haxhire Gurakuqi

E moshuara Haxhire Gurakuqi ishte e para që nisi serialin e rrëfimeve, pasi mësoi se rezultonte me “biznes 30 milionë dollarësh” në Lezhë.

Në një rrëfim për “Syri Tv” e moshuara tha se mbi 20 vite ka jetuar me qira ndërsa prej 2 vitesh jeton në azil dhe aty e lë të gjithë pensionin.

Ajo nuk di asgjë për bizneset që figurojnë në emër të saj, ndërsa ka treguar edhe momentin ku dyshon se mund të jetë marrë firma e saj, për ta përfshirë në skemën e mashtrimit.

Zonja Gurakuqi tregoi se si dy djem të rinj, i shkuan në azil dhe i kërkuan të firmoste disa dokumente duke iu prezantuar si punonjës “të Prokurorisë”.

“Po këtu, ka qenë edhe drejtori këtu. Kemi ardhur nga Prokuroria për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar ty. Nuk thanë ata që ishin…”- u shpreh e moshuara e cila shtoi se i dhanë dokumentet dhe i firmosi.

“I besova se thanë jemi të prokurorisë.”- shtoi ajo.

Haxhire Gurakuqi

Thanas Çani

Pas dëshmisë së 90-vjeçares Haxhire Gurakuqi, komunikuan për ABC Neës familjarët e Thanas Çanit, pensionistit tjetër të përfshirë në skemën e kompanive që pasi kryenin evazion fiskal shisnin kompanitë e tyre.

Në një komunikim me ABC, Ardjan Çani deklaron se familja e tij dhe babai i tij Thanas Çani e mësuan vetëm nga media faktin se babai i tyre ishte i përfshirë në një skemë ku ndonëse qarkullonin miliona dollarë nuk ka përfituar asnjë qindarkë.

“Kjo që ka ndodhur jo vetëm është si skenar filmash, por është e ngjashme me episode humoristike. Nuk na ka njoftuar as krim ekonomik dhe askush. Ne e kemi marrë vesh vetëm kur gjetëm emrin e babait dhe foton e tij nëpër portale. S’ka ardhur asnjë letër që të na njoftoi as tek unë dhe as tek babai im. Nuk jemi njoftuar për asgjë nga këto që kanë ndodhur gjithë këto vite”.

Djali i pensionistit thotë se do të ndjeka të gjithë rrugën ligjore për zbardhjen e ngjarjes.

Thanas Çani

Ruzhdije Meta

Në një intervistë telefonike me “Syri TV”, zonja Ruzhdije Meta ka treguar se e ka marrë vesh nga mediet se emri i saj figuron në listën e pronarëve të kompanive të inceneratorëve. Po ashtu thotë se nuk njeh asnjë nga emrat e përmendur në skemën e inceneratorëve.

“Jo, jo nuk i njoh fare. Nuk dimë asgjë fare. Tani do gjejmë kush janë ata njerëzit dhe të dimë si të reagojmë. Unë mbrëmë e kam parë, jam pa gjumë gjithë natën, nuk e di.”- tregon zonja.

Ruzhdije Meta dhe bashkëshorti i saj Shkëlqim Meta edhe pse biznesmenë të mëdhenj, nuk kanë një shtëpi të tyren. Ata prej vitesh jetonin në zonën e Laprakës, por që banesa iu është shembur dhe tanimë janë strehuar tek vëllai i zonjës.

“Aman mos e pyet, ne jemi pa shtëpi moj zemër. Ne nuk kemi shtëpi, jo biznes. Ne rrimë tek vëllai im, na ka strehuar ai se na është shembur shtëpia. Ne nuk kemi shtëpi e jo më të jemi biznesmenë. Ne s’kemi bukë të hamë.”– tregon Ruzhdije Meta.

Pëllumb Hasani dhe Arjan Habibi

Pëllumb Hasani dhe Arjan Habibi janë dy qytetarë të Tiranës, të cilët pretendojnë se mbajnë familjet e tyre duke punuar çdo ditë në ndërtim në rrethinat e kryeqytetit.

Pasi emri i tyre u përmend nga denoncimet e LSI-së, të kontaktuar nga mediet ata pretenduan se nuk ia kishin fare idenë se çfarë po ndodhte, pasi vazhdonin të pashqetësuar punën e përditshme në ndërtim.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Hasani mohoi që të ketë bërë evazion fiskal. Ai thotë se firma e tij merret me pllaka betoni, bordura, puseta dhe kapak pusetash dhe se çdo punë që ka bërë e ka kryer me fatura të rregullta.

Por, ai hedh akuza ndaj një tjetër personi të quajtur Aliko Agolli, i cili sipas përshkrimit të Pëllumb Hasanit është ekonomisti i firmës së tij. Hasani dyshon se evazionin fiskal e ka bërë Aliko Agolli pasi në 5 vitet e fundit ai e ka pasur vulën dhe të drejtën e firmës së kompanisë dhe të drejtën për lëvizjet bankare.

“Aliko Agolli ka mbajtur të gjitha faturat, hyrjet dhe daljet e firmës. Ai ka bërë të gjitha veprimet me firmat e tjera me bankat dhe me të gjitha. Vulën e ka pasur ai dhe të drejtën e firmës.”– shprehej ai.

Gjyste Sermi

Për aferën e incenerarorëve ka dëshmi se janë përdorur edhe firma të vdekurish. Ky është rasti i Gjyste Serrmit, e cila është ndarë nga jeta 5 vite më parë.

Për mediet ka folur i biri, Marketin Serrmi. Ai tha për “Syri TV” se mamaja e tij jetonte në varfëri, dhe se të ardhurat e saj ishin vetëm 117 mijë lekë, të cilat i merrte nga pensioni.

“As që bëhet fjalë, nuk ka pasur, se nuk ka pasur mundësi, ka qenë fukara e mbaruar, me një pension 117 mijë lekë.”– rrëfeu ai për nënën e ndjerë.

Vezir Brahaj

Pas të moshuarve në azilet e pleqve, ka folur edhe një çoban me lopë në Greqi që rezulton si pronari i kompanisë që ka përfituar 30 milionë euro nga pastrimi i parave.

Vezir Brahaj ka treguar për “SYRI TV” e prej 18 vitesh jeton në Greqi ku punon si çoban.

I pyetur nëse është marrë ndonjëherë me biznes, ai është përgjigjur: “Jo, vetëm në Greqi, çoban me lopë. 300 euro në muaj.”

Vezir Brahaj

Merita Hajdari

Merita Hajdari, gruaja e cila prej vitesh ka mbledhur kanaçe për të mbijetuar, është më e fundit që ka dhënë dëshminë e saj në media.

Ajo madje është paraqitur vullnetarisht në SPAK, ku ka kërkuar që të mësojë se si emri i saj është përfshirë në këtë skemë dhe çfarë akuzash janë ngritur ndaj saj duke qenë se në media thuhej se kishte kryer “evazion fiskal”.

“Shkova në SPAK dhe u thashë për çfarë akuzohem. Ai më tha: ‘rri moj nënë se ti nuk ke lidhje me këto gjëra. Ik rri e qetë.’ Dola jashtë dhe thashë që drejtësinë do ta kërkoj. Dua të di kush mi ka bërë këto falsifikime. Unë jetoj me fukarallëkun tim, nuk dua të dal kështu të më shohë gjithë bota. Këtë Klodian Zoton nuk e njoh as nuk dua ta njoh, se më ka vënë në shpinë gjithë këtë ngarkesë. Unë jam hallexhie, nuk jam bose. Nuk i marrë vesh këto gjëra. Nuk di as ta them fjalën (inceneratorët). Ku qenka ky biznes në Fushë-Kuqe i paskam unë. Më kanë bërë miliardere pa pasur lekë në dorë.”- tha Hajdari në një intervistë në programin “Të Paekspozuarit” në televizionin “MCN”.

Ajo tregon se gjendet në një situatë të vështirë, pa banesë dhe me probleme shëndetësore pas një zjarri me bombolën e gazit që i ka shpërthyer në vitin 2019 në banesë, por ka shpëtuar për mrekulli. Faturat e spitalit ajo i paguan ende sot e kësaj dite.

Merita Hajdari

Të gjitha këto dëshmi, do kishin alarmuar çdo prokurori në çdo vend të botës, por a po i merr SPAK ato në konsideratë? Kjo është një pyetje që organi i akuzës do të duhet t’i japë përgjigje me vepra

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Çfarë nuk duhet të bëni kurrë me stomakun bosh

Nisja e ditës shëndetshëm sigurisht nis nga stomaku në mëngjes. Mënyra e të ushqyerit dhe kujdesi që duhet të tregojmë...

Mix19 orë më herët

Diabeti – Zgjidhja gjendet tek ushqimi

Kur bëhet fjalë për diabetin, zgjedhjet tona ushqimore janë shumë të rëndësishme. Pavarësisht se disa ushqime janë më të mira...

Mix19 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht – Zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix19 orë më herët

Historia e harruar e vrasjes së pabesë të Ismail Bej Vlorës

NGA EVARIST BEQIRI* NGA EVARIST BEQIRI* Këtë shkrim ia kam kushtuar një personazhi dhe një ngjarjeje shumë të rëndësishme kombëtare,...

Mix20 orë më herët

E ve, me dy fëmijë, Bridget Jones rikthehet në shkurt dhe ky është traileri

Bridget Jones do të rikthehet si një vejushë me dy fëmijë të vegjël, që veç problemeve të saj, do t`i...

Mix21 orë më herët

Eksperimenti i pazakontë, milingonat mposhtin grupin e njerëzve në lëvizjen e objektit përmes labirintit (Video)

Një ekip që studion sjelljen në grup të milingonave ka zbuluar se në rrethanat e duhura, milingonat mund t’i tejkalojnë...

Temporal21 orë më herët

Shqipëria e viteve (1924 – 1928)/ PAMJET e shkrepura nga fotografi gjerman gjatë udhëtimit të tij në trojet shqiptare

Shkruar nga Albana Cenaj – Liberale.al Nga Albana Cenaj Ah, çfarë nostalgjie e mrekullueshme! Shqipëria e dikurshme e viteve (1924...

Mix22 orë më herët

Pse u largua realisht, Justin Trudeau?

“Ky vend meriton kandidatë të vërtetë për zgjedhjet e ardhshme dhe unë e kam kuptuar se nuk mund të jem...

Radar22 orë më herët

Noka nxjerr dokumentet: Kompania e Agron Shehajt ka ndërtuar vilën e Ajola Xoxës në Petrelë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzon deputetin Agron Shehaj se përmes kompanisë së tij ka ndërtuar vilën e...

Kioske1 ditë më herët

Të gjithë kundër Elon Musk

Europa është ngritur kundër Elon Musk, miliarderi më i pasur në botë dhe drejtuesi i platformës sociale X (ish-Twitter), i...

Facebook