Kryesore
“Çfarë ndodh me këtë drejtësi?”, deklarata e fortë e Berishës: 7 km rrugë në Tiranë kushtuan 210 milionë euro!
Ish-kryeministri Sali Berisha, njëherësh kreu i PD-së, deklaroi sot nga Kuvendi se 7 km rrugë në Tiranë kushtuan 210 milionë euro.
Sipas tij kryeqytetasit i paguajnë çdo ditë 80 mijë euro inceneratorit, ku pronarët e tij janë në kërkim.
“Çfarë ndodh me këtë drejtësi?
A e dini ju që në aferën e djegësve Erion Veliaj vazhdon sikur s’ka ndodhur gjë, dhe çdo ditë disbursohen nga paratë tuaja 80 mijë euro për këta hajdutë?
Çfarë bën kjo drejtësi?
Cila drejtësi është kjo?
A e dini ju se 7 km rrugë nga Iba në Farkë kanë kushtuar 210 milionë euro?
Ka kushtuar 30 milionë euro km.
Ka shkuar 40% më shtrenjtë se kilometri në tunelin e Kalimashit.
100% më shtrenjtë se km në tunelin e Krrabës.
Hetojnë këta…Prandaj këta u thurin lavde këtu dhe i duartrokasin”, tha Berisha.