Lidhu me ne

Kioske

Pse nuk i beson kush shtetit shqiptar?

Nga Respublica.al

You are a mess guys': Albania PM angry over EU membership delays | Euronews

Pse nuk i beson kush shtetit shqiptar?

Sot paradite, ministres së Financave Delina Ibrahimaj i erdhi radha të fliste për draftin e amnistisë fiskale. Në  një takim me biznesin e huaj në vendin tonë, Ibrahimaj citohet të jetë shprehur ndër të tjera se:

Ka një nivel të lartë të parave informale. Nga 1991 nuk ka pasur stimul për të legalizuar këto para. Kemi sistemet per te gjurmuar flukset e dyshimta te parave

Siç mund të merret me mend, kjo është nga ato deklarata që janë faturë e angazhimit politik, pasi një ministër serioz nuk flet dot kështu, pra në faull të logjikës. Nëse kemi sistemet e gjurmimit të fluksit të parave të dyshimta, si erdhi puna që mbërritëm te nevoja për amnisti? Po sot, si një shuplakë ndaj këtij mesazhi erdhi reagimi i Dhomës Amerikane të Tretgtisë që ndër të tjera ka cilësuar se:

Dispozitat e këtij projektligji nuk ofrojnë garanci që individë me aktivitete kriminale serioze si droga, trafiku i qënieve njerëzore, pastrimi i parave janë të përjashtuar nga amnistia.

Zbatimi i amnistisë do të sjellë konkurrencë të pandershme, duke favorizuar individë me aktivitete të shkuara të paligjshme, nëpërmjet tre situatave të ndryshme:

a. Shmangia e pasojave të sistemit gjyqësor;

b. Investimi i fondeve nëpërmjet kanaleve jo të ligjshme në ekonominë formale;

c. Pagesa e një norme tatimore më të ulët (5-10%) në krahasim me ato të përfshira në aktivitete të ligjshme, e cila aktualisht qëndron në një normë totale 32%. Për rrjedhojë, këto situata do të ulin pajtueshmërinë tatimore në Shqipëri në të ardhmen.

Duke qenë se Shqipëria ndodhet në listën gri të pastrimit dhe parandalimit të parave nga Moneyval, zbatimi i kësaj amnistie në këto momente kur Shqipëria ende po punon për rritjen dhe forcimin e strukturave monitoruese do të sjellë një stuhi të ekonomisë informale. Shqetësimi ynë kryesor është se miratimi i këtij projektligji do të rrezikonte pozitën zyrtare të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke rrezikuar procesin e anëtarësimit në BE

Vërejtjet e bëra paralajmërojnë se me një draft të vetëm Edi Rama mund të rrezikojë funksionimin e sistemit ekonomik në Shqipëri, të neutralizojë besimin e mbetur te vlera e ligjit dhe të dëmtojë integrimin. Vallë këtë nuk e kupton ministrja që është eksperte e fushës? Vallë shqetësimet nuk janë përcjellë në rrugë private dhe informale saqë të mbërrijmë këtu? Kë po shantazhon kryeministri i Shqipërisë, nëse nuk e bën këtë për ndonjë hall?

Janë pyetje që së bashku me asgjësimin e sistemit gjyqësor në vendin tonë i japin kuptim, apo ushqejnë çdo konspiracion, apo çdo analizë që sheh të asgjësohet çdo garanci në këtë vend, sheh sesi edhe ajo pak ekonomi që ka mbetur priret të gangsterizohet. Pyetja që lind këtu: pse vallë këta që e ftojnë Edin kudo, dalin foto me të, e mbështesin, i rrahin krahët, qeshin me gallatën e tij ballkanike, e vënë në detyra e pozicione simbolike, nuk e besojnë atë? Pse nuk kanë besim ata tek Edi që nuk bën marifete me paranë e pistë? Pse nuk po funksionon diplomacia e tij, magjia e skeçeve që inskenon kudo?

Ja një mister i madh për t’ia gjetur përgjigjen për dikë që preferon fotografitë para deklarimeve, por në çdo rast ky mosbesim na jep mësimin se Shqipërisë së z. Rama do t’i besohet diçka nga NATO. Ndoshta prodhimi i tenxhereve, pasi një aleat i vyer siç u shpreh edhe Stoltenberg meriton patjetër diçka.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook