Lidhu me ne

Radar

“Milionere me stomakun bosh”/ Klodiana Lala: Mos e harroni kurrë Meritën, është fytyra e shtetit

“Milionere me stomakun bosh”/ Klodiana Lala: Mos e harroni

SPAK urdhëroi pezullimin e disa kompanive të lidhura me skemën e inceneratorëve, të denoncuara për evazion fiskal.

Ndërkohë, në SPAK është paraqitur dhe një nga shtetaset e përmendura nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila sipas saj, figuronte si biznesmene në një nga këto kompani.

Bëhet fjalë për shtetasen Merita Hajdari, e cila prej vitesh mbledh kanaçe për të siguruar jetesën. Por, sipas LSI-së, pas falsifikimit të firmës, ajo rezulton pronare e një firme fiktive e përdorur për skemën e inceneratorëve.

Në lidhje me këtë ka bërë një reagim gazetarja Klodiana Lala, e cila shkruan se kjo është “fytyra e shtetit”.

Në një postim në rrjetet sociale, Lala shkruan se janë miliona të vjedhura me duart e Meritës e të ngjashmëve të saj, por inceneratorët nuk punojnë dhe askush nuk mban përgjegjësi.

“Mos e harroni kurrë fytyrën e Meritës, gruas që siguron bukën e gojës duke shitur kanaçe. Është fytyra e shtetit. Milionere me letra, por me stomakun bosh.

Ka rënë shteti!

Miliona të vjedhura me duart e Meritës e të ngjashmëve të saj, por inceneratorët nuk punojnë.

Askush nuk mban përgjegjësi!

Me gjasë askush s’do ndëshkohet.

Populli harron lehtë, siç ka harruar ndër vite skandale e tragjedi.”-shkruan Klodiana Lala.

“Milionere me stomakun bosh”/ Klodiana Lala: Mos e harroni
“Milionere me stomakun bosh”/ Klodiana Lala: Mos e harroni

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook