Mix
David Beckham shfaqet për herë të parë me flokët natyral

Si rrallëherë, David Beckham është shfaqur me flokët e tij natyral. Në fakt nuk ka dalë publikisht në ndonjë event. Ka qenë në pushime me familjen e tij kur paparacët e kanë fotografuar.

Ish-futbollisti, 47 vjeç, tregoi ngjyrën e tij gri-argjendi me ca thinja nëpër të.

David shfaqet i përkushtuar për të shkrepur foton perfekte të Victorias dhe fëmijëve.

Këto duhet të jenë pushimet dedikuar Harper-it, vajzës së vetme të çiftit, e cila festoi 11-vjetorin gjatë fundjavës.